Zeybekci: Ekonomia turke do të rritet mbi 4 për qind në 2017-n

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci), deklaroi të mërkurën në mbrëmje se Turqia do të regjistrojë një rritje ekonomike mbi nivelin 4 për qind në vitin 2017…

Ministri turk i Ekonomisë, Nihat Zejbekxhi (Nihat Zeybekci), deklaroi të mërkurën në mbrëmje se Turqia do të regjistrojë një rritje ekonomike mbi nivelin 4 për qind në vitin 2017.

Nihat Zejbekxhi mori pjesë në darkën e iftarit të organizuar në Ankara nga Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur (MUSIAD).

“Më datë 15 korrik 2016 (e premte), kur u përballëm me tentativën për grusht shteti, bankat ia nisën punës normalisht më 18 korrik (e hënë)”, tha ministri Zejbekxhi duke nënvizuar se Turqia ka një ekonomi të fuqishme.

Shefi i ekonomisë turke bëri gjithashtu një vlerësim në lidhje me krizën e Katarit, të cilën e cilësoi si “një grindje e lehtë ndërmjet vëllezërve”.

Zejbekxhi shprehu dëshirën e Ankarasë që kriza në fjalë të marrë fund sa më parë të jetë e mundur, ndërsa tërhoqi vëmendjen se populli turk u shkon në ndihmë përherë të dobëtëve në kohë të vështira, kur një krizë shfaqet në ndonjë vend të botës.

“Nëse ka një debat në një vend, ky popull shpëton të dobëtin. Asnjë vëlla i yni të mos jetë në vështirësi gjatë ramazanit”, tha ndër të tjera ministri turk i Ekonomisë.

 

Artikulli paraprakZeqati i Fitrave
Artikulli tjetërTurqi – Investimet e huaja direkte 5-fishiohen në 10 vite