Turqia rriti pagesën për mbështetjen e prodhimit të elektricitetit në kuadër të Mekanizmit të Mbështetjes së Burimeve Energjetike të Rinovueshme (YEKDEM).
Në kuadër të Dhënave të Administrimit të Tregut të Energjisë, në kuadër të YEKDEM në muajin prill u prodhua 5 miliardë e 627 milionë e 850 mijë kilovatorë elektricitet.
Kështu që 25,6% e nevojës së elektricitetit u sigurua nga këto centralët elektrikë të këtij lloji (energji e rinovueshme).
Turqia, që një pjesë të madhe të energjisë që konsumon e siguron nga tregu i jashtëm, veçanërisht në 15 vitet e fundit, ka regjistruar një përparim serioz në këtë fushë.
Politika e energjisë së Turqisë që është në nivelin e përdorimit më të lartë të djegësve fosile, trajtësohet duke u fokusuar në reduktimin e vartësisë nga jashtë duke arritur të sigurojë burime vendore për nevojën e energjisë, sigurimin e përdorimit të energjisë së vazhdueshme duke shumëllojshmëruar burimet e energjisë dhe reduktimin në maksimum të dëmeve që i shkaktohen mjedisit si rrjedhojë e prodhim-konsumit të energjisë.
Energjia e rinovueshme qëndron si një alternativë e rëndësishme përpara Turqisë.
Rritja e tregut në fushën e teknologjive të energjisë së ripërtëritshme dhe rritja e konsumit të kësaj energjie, do të jetë një hap shumë i madh për Turqinë në rrugën për tu bërë qendër e tregtisë së energjisë.