Sigurisht që ato janë bazike, por në qoftë se ju nuk i zotëroni ende këto zakone, ka ardhur momenti ta bëni këtë.
Ju ndoshta jeni të pasigurtë në lidhje me atë që doni të bëni në jetë. Ju punoni shumë, por pa një qëllim të caktuar në mendje. Por mos u shqetësoni: çdo gjë do të funksionojë. Etika e punës tuaj do të jetë pasuria juaj më e madhe. Këtu janë disa gjëra që duhen marrë në konsideratë në mënyrë që të mos pengoheni në rrugën tuaj të suksesit.
Kurseni më shumë para
Si për shembull, kurseni gjithçka. Ju duhet të përpiqeni që të kultivoni një zakon ku nuk bëni blerje impulsive, si për shembull të blini atë barkën, e cila nuk iu nevojitet. Ju veproni mirë shumicën më të madhe të kohës, por do bënit më mirë në qoftë se do të vendosnit mënjanë 20% të çdo gjëje që ju solli këtu ku jeni. Mbani mend disiplina e tanishme është çelësi i suksesit dhe i lirisë financiare më vonë.
Shkoni në shtrat herët dhe zgjohuni herët
Kur në fund vendosni ta bëni këtë çdo ditë, do të habiteni sesa shumë mund të arrini dhe sa shpejt do të përmirësoni jetën tuaj. Ju jeni një person i natës dhe gjithmonë keni qenë, por mendojeni që të shkoni në shtrat më herët në mënyrë që të zgjoheni herët. Mëngjeset do të jenë koha juaj e vetme për të lexuar, për t’u ushtruar dhe për të pasur pak kohe për veten. Më besoni për këtë.
Ndërtoni marrëdhënie biznesi dhe marrëdhënie personale
Bëni mirë të ndërtoni këto marrëdhënie, për shkak se rrjeti juaj do jetë thelbësor për suksesin tuaj. Shkruajini ose telefononi dikë me të cilin keni humbur kontaktet për disa javë. Mbajtja në kontakt me njerëzit do të jetë më e lehtë më vonë për ju.
Fokusohuni në punën tuaj
Ju do të bëni shumë gjëra të ndryshme para se të gjeni thirrjen tuaj të vërtetë. Kjo nuk përbën ndonjë problem, sepse secila prej këtyre punëve është duke iu përgatitur që të jeni personi që duhet të jeni. Ju do të mësoni prej shefave të mira dhe të këqija. Ju do të mësoni sesi të udhëhiqni dhe menaxhoni njerëz dhe këto mësime do të jenë të dobishme për ju.
Gjeni një mentor
Realizoni çdo gjë që merrni në duart tuaja dhe do të mësoni shumë shpejt. Gjeni dikë, i cili ju respekton dhe është i suksesshëm në mënyrë që t’iu thotë sesi të veproni. Kërkoni ndihmë – mos kini frikë të pyesni.
Ndaloni së investuari (nëse investimet nuk po iu paguajnë)
Pra nuk jam duke folur në lidhje me paratë. Ju jepni kohën tuaj, emocionet tuaja dhe këto janë shumë më shumë të vlefshme. Sigurohuni që të jeni rreth personave që iu motivojnë dhe iu shtyjnë për më mirë.
Thoni jo
Ju pëlqen të thoni po dhe kjo është në rregull, por ndonjëherë kjo do të thotë që ju të merrni shumë në pjatën tuaj. Duke thënë “jo” do të jetë e rëndësishme pasi ju do të jeni shumë të zënë në karrierën dhe jetën tuaj personale. Koha juaj është e vlefshme, kështu që mos e harxhoni kot atë.
Ulni kryet dhe kurrë mos hiqni dorrë. Zelli dhe puna juaj do iu paguajnë. /eo/