Profilet e mediave sociale janë të rëndësishme për kompanitë. Do t’ju tregojmë disa mënyra sesi t’i krijojmë ato në mënyrë të drejtë. Rreth 77% e bizneseve të vogla që janë aktive në mediat sociale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përdorin rrjetet sociale si një kanal marketingu.
Pavarësisht se shumica e bizneseve janë aktive në mediat sociale, ka shumë gabime që bëhen në internet, duke filluar me profilet në mediat sociale të një kompanie.
Dizajn i dobët
Kur flitet për bizneset me kaq shumë opsione në treg, konsumatorët trajtohen si të vegjël. Një mënyrë që klientët të bëjnë dallimin midis të mirës dhe të keqes bëni skanimin e profileve. Kjo është e vetmja mënyrë për të parë nëse faqja ka cilësi të lartë ose jo.
Në vitin 2019 dizajni i dobët është i pafalshëm. Të paturit një profil ndryshe nga të tjerët dhe më cilësor është një biletë për të qënë në mendjen e konsumatorëve si një markë e besueshme. Nëse nuk u kushtoni rëndësi detajeve dhe burimeve për të krijuar fotografi me pamje vizuale, imazhe profile, postime të shumta atëherë pse duhet t’ju besojnë konsumatorët.
Mungesa e një dizajni të qëndrueshëm
Në ditët e sotme nuk mjafton vetëm të kesh një dizajn të mirë. E rëndësishme është që të keni një dizajnë të qëndrueshëm dhe të markuar në të gjitha profilet e rrjeteve tuaja sociale. Nëse profili i kompanisë suaj në Tëitter ka ngjyra të ndryshme dhe madhësi jo të njëjta në krahasim me profilin në Facebook atëherë ju gjendeni përkrah amatorëve dhe joprofesionistëve.
Për të luftuar këtë, sigurohuni që të gjitha profilet e kompanisë suaj të kenë një libër rregullash për sa u përket ngjyrave, logos, karaktereve dhe madhësisë së fotove.
Kanale të pamjaftueshme komunikimi
Çelësi i qëndrimit te më të mirët në industrinë tuaj është t’i takoni klientët kudo që ata ndodhen. Një mënyrë për ta realizuar këtë është të jesh aktiv në të gjitha kanalet e ndryshme të komunikimit. Përpiquni që të bëni më të mirën me anë të numrit tuaj të telefonit, email-it, websiteve dhe më së shumti në rrjetet sociale.
Është e çuditshme sesi shumë kompani nuk i ndjekin këto principe, ose mendojnë t’u përgjigjen konsumatorëve direkt në Instagram ose Twitter. Klientë të ndryshëm kërkojnë mënyra të ndryshme komunikimi, kompania e cila e realizon këtë do të bëjë një hap përpara.
Gabime drejtshkrimore
Nuk ju kushton asgjë të shpenzoni 5 minuta nga koha juaj për të korrigjuar gabimet drejtshkrimore dhe titrat. Kompanitë që nuk e bëjnë këtë gjë rrezikojnë të vijnë tek konsumatorët si të paafta dhe të pakujdesshme.
Cilësia e fotove
Mos i përdorni fotot që kanë një cilësi të ulët. Sot mundësitë janë të shumta për të patur foto me cilësi të lartë dhe për të ardhur ndryshe tek klientët. Ato foto tashmë janë bërë jo tërheqëse. Përdorni programe të ndryshme si, Unsplash dhe Pexels, të cilat u japin akses të pakufizuar në imazhe me kualitet të lartë.
Oferta juaj nuk është e zëshme dhe e qartë
Përdoruesit që vizitojnë profilet e mediave tuaja sociale nuk duhet të mendojnë se çfarë po bën kompania juaj ose në cilën fushë po specializohet. Vlera juaj janë produktet ose shërbimet që ofroni, së bashku me industrinë që specializoheni. Ju duhet të dëgjoheni, të flisni qartë dhe të tërhiqni një shikim të shpejtë.
Mund të ofroni edhe foto me mbishkrime duke u dhënë vizitorëve një përmbledhje të shkurtër të asaj që ju bën të veçantë në lidhje me konkurrentët tuaj.
Profilet tuaja janë një “shkretëtirë“
Kjo është tepër e rëndësishme. Kur keni profile yjore, tërheqëse, pa gabime në mediat sociale, gjithashtu duhet të jeni aktivë në kanalet ku investoni. Nëse postimi juaj i fundit është bërë tre vjet më parë, nuk ka rëndësi nëse imazhi i mbuluar duket sikur i përket një muzeu arti. Konsumatorët do të mendojnë se ju jeni larguar plotësisht nga biznesi. /eo/