Këshilla për Shefin: 5 mënyra për të udhëhequr punëtorin

1. Ji i drejtë me punëtorin
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Jepjani pagën punëtorit para se t’i thahet djersa”. Në një trasmetim tjetër: “Jepjani hakun”. Në vend të ‘pagës’. E shënon ibn Maxhe, ndërsa shejh Albani e vlerësoi si autentik.

2. Mos e ngarko me atë që nuk mund të bartë
Allahu i Madhëruar thotë: “Ne nuk e ngarkojmë askënd përtej mundësisë së tij.” (El-En’am: 152)

3. Paguaje me kohë dhe mos e vono
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Vonesa në shlyerjen e borxhit nga ana e të pasurit është padrejtësi.” E shënon  Buhariu 2288 dhe Muslimi 1564

4. Sillu me butësi dhe mëshirë
Pejgamberi ﷺ ka thënë: ” Ndër robërit e Tij Allahu i mëshiron të mëshirshmit”
E shënojnë Buhariu 7448, Muslimi 923 dhe Ebu Davudi 3125

5. Kujto se pushteti është amanet
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Secili prej jush është bari, andaj secili do të jetë përgjegjës për kopen e vet.”
(E shënon Buhariu 2554 dhe Muslimi 1829)

/Hoxhë : Ebu Bekr Ruli/

Artikulli paraprakSi të sillesh në rrjetet sociale? 30 këshilla të vyera
Artikulli tjetërArti i leximit: Si të nxjerrësh maksimumin nga çdo libër