40 vende evropianë të gatshme për të bojkotuar produktet izraelite?

Kundërshtarët e importit të produkteve izraelite në Evropë, me anë të protestave kanë kërkuar vendosjen e bojkotit ndaj këtyre produkteve.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Imemc e lajmeve sipas të cilës në 40 qytete të Evropës janë organizuar protesta kundër mallrave të regjimit sionist. Pjesëmarrësit në këto protesta u kanë kërkuar vendeve evropiane të bojkotojnë mallrat dhe të shpallin të ndaluar importin e mallrave nga kompania Mehadrin, sidomos importin e hurmave dhe të produkteve ushqimore. Ata gjithashtu e akuzojnë regjimin sionist se ka vjedhur territorin palestinez. Protesta më e madhe është përqendruar përballë ndërtesës së kompanisë Mehadrin në Zvicër, mirëpo tubime ka patur edhe në Francë, Itali, Belgjikë, Luksemburg, Gjermani, Suedi dhe Holandë.

Artikulli paraprakFluks turistësh të huaj në Valbonë
Artikulli tjetërRryma do të shtrenjtohet, pavarësisht a prodhohet nga qymyri, era, uji apo dielli