4 personalitetet që ndodhen tek çdo sipërmarrës

Ka mënyra të pafundme për të krijuar një sipërmarrje të re, por ka vetëm një kuadrant të ngjeshur të karaktereve që përcakton formën e saj, realitetin që shpreh dhe manifestimin e arsyeve së ekzistencës së saj. Këto kuadrante të ngushta të karaktereve sipërmarrëse përcaktojnë realitetin e një sipërmarrësi.

Unë kam shkruar gjatë për këtë në librin tim, “Të zgjosh sipërmarrësin brenda vetes.” Por, për të adresuar ato nëpërmjet kontekstit të një sipërmarrjeje të re, më lejoni t’ju jap ato informacione që do ju duhen për t’i aplikuar në kërkimin tuaj.

Ëndërruesi është absolutisht personaliteti esencial në zemër të një sipërmarrësi. Ëndërruesi shikon dhe angazhohet për krijimin e rezultateve të mira. Këto rezultate të mira në binom me Ëndrrën, do të thonë gjithçka për një ndërmarrje të madhe. Ato janë zemra dhe shpirti i saj.

Në nisje të karrierës sime ndërmarrëse, Ëndrra ime, Rezultati i Madh, u përmblodh në këto fjalë: “Të transformoj gjendjen e bizneseve të vogla në të gjithë botën.”

Kjo ishte ajo që doja të bëja në 1975, dhe vazhdon të ngelet ëndrra ime edhe sot e kësaj dite, rreth 40 vite pas angazhimit tim për ta bërë atë.

Ëndrra juaj nuk ndryshon me kalimin e kohës; ajo qëndron konstante. Si e manifeston Ëndrrën tënde, gjithsesi, mënyra se si e përmbush atë, do të ndryshojë me kalimin e kohës, por zemra dhe shpirti i saj jo.

Prandaj, mund të themi se sipërmarrësit e rinj maten nga madhësia dhe karakteri i Ëndrrave të tyre, dhe aftësia për ti kthyer ato në realitet.

Mendimtari është kuadranti i dytë i personalitetit të një sipërmarrësi.

Ëndërruesi ka një Ëndërr; Mendimtari ka një Vizion.

Mendimtari është personi që e strukturon Ëndrrën dhe i jep formë asaj në biznes, forma në të cilën Ëndrra bëhet realitet. Është ajo që ngjiz trungun e saj, le të themi.

“Ky është modeli i biznesit,” thotë Mendimtari, ”kjo është mënyra me të cilën do t’i shfaqet botës sipërmarrja.”

Në rastin tim mendova McDonald’s. Nëse Ëndrra ime ishte të transformoja gjendjen e bizneseve të vogla botërisht, atëherë vizioni im ishte të shpikja ‘McDonald’s’-in e shërbimeve të konsulencës së bizneseve të vogla.

Turnkey consulting”. Në duart e “fëmijëve me rrogë minimale”.

Pra kuptoni. Shikoni sistemin e zhvillimit të biznesit që “fëmijët” do të zhvillonin, me kosto shumë të ulët, e gjitha nëpërmjet inteligjencës së një sistemi të zhvillimit të ndërmarrjes.

Një sistem universal, i cili mund të aplikohej te çdo biznes, në çdo industri pavarësisht se sa e vogël është dhe se çfarë produktesh apo shërbimesh ka ajo. Gjithçka në dorë të fëmijëve me pagë minimale, ashtu si McDonald’s.

“E pamundur,” më thanë të gjithë. Por, po sikur të ishte e mundur? “Po pastaj?” i thotë Mendimtari, Endërruesit, i cili vetëm qesh.

Kjo është në fund të fundit thelbi i natyrës së një Ëndërruesi dhe një Mendimtari.

NGA MICHAEL E. GERBER Author i The E-Myth

Artikulli paraprakPesë monedha të bakrit mund ta ndryshojnë historinë e Australisë
Artikulli tjetërKatër tendencat e ekonomisë globale – Luhatshmëria e kursit të këmbimit, ndikim veçanërisht në zinxhirin e furnizimit