Me gjithë rritjen e pensioneve, Kosova e fundit në Ballkanin Perendimor

Edhe pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për të rritur pensionin minimal në 100 euro, Kosova vazhdon të mbetet në vendin e fundit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perendimorë me shumën më të ulët të pensioneve për banorët e saj. 

Kosova si shteti i fundit në renditje nga vendet e Ballkanit Perendimor me nivelin më të ulët të pensioneve, nga sot nuk do të ketë më pension nën shumën e 100 eurove. Këtë vendim e morri Qeveria e saj në mbledhjen e saj të mbajtur sot. Por, edhe pas kësaj, Kosova vazhdon të mbetet shteti me pensionet më të ulëta nga gjitha vendet pjesë e Ballkant Perendimor.

Shteti i parë në këtë renditje me shumën më të madhe të pensioneve është Serbia, e cila ka një nivel maksimal të pensionit që arrinë shumën e 1,258 eurove.

Pas Serbise, në renditjen e shumave të pensioneve rradhitet Mali i zi, i cili për banorët e saj si pension maksimal jep një shumë prej 1,100 eurove.

Ndërkohë që i treta në renditjen e vendeve të Ballkanit Perendimor, renditet Bosnja dhe Hercegovina e cila ka një nivel maksimal të pensioneve që sillet nga 1,087 deri 1,090 euro. /Ekonomia Islame/

Artikulli paraprakKriza për fuqi punëtore në Kosovë, jep sinjale
Artikulli tjetërÇka nënkupton rritja e inflacionit për Eurozonën?