Suksesi

Ishte ora shtatë e mëngjesit dhe Kerimi akoma ishte në gjumë. Nëna e tij e thirri duke i thënë: “Kerim, zgjohu! Duhet të shkosh në shkollë.”

Kerimi hapi sytë dhe tha: “Nuk dua të shkoj në shkollë, sepse atje të paktën njëzet nxënës nuk më duan dhe dhjetë mësues më urrejnë”… dhe iu kthye gjumit përsëri. Nëna e tij shkoi në kuzhinë për të përgatitur mëngjesin dhe pas gjysmë ore vuri re se Kerimi akoma nuk ishte ngritur nga shtrati. Ajo shkoi e ia tërhoqi mbu lojën dhe i tha: “Zgjohu bir, se do të vonohesh për në shkollë. Duhet të mbërrish në kohën e duhur.”

Kerimi ia ktheu duke i thënë: Të thashë, o nënë se nuk dua të shkoj në shkollë. A mund të më japësh një arsye të vetme që të më bëjë të shkoj?

Nëna e tij i tha: “Do të të jap dy arsye: e para, se ti je 45 vjeç, dhe e dyta, se ti je drejtori i shkollës!!!”

Kur po bëja kërkime për të përgatitur librin tim të parë, lexova një artikull në gazetën “Reader’s Digest”, i cili tregonte se një në dy persona nuk e do punën, të cilën bën!!! A e imagjinon?… Një në dy persona do të dëshironte të bënte diçka tjetër, në vend të asaj që bën, pra, të punonte në një tjetër fushë.

Kam studiuar më shumë se njëzet e pesë vjet për historinë e shumë personaliteteve të suksesshme në punët e tyre, për të gjetur përgjigje për dy pyetje të rëndësishme:

1. Pse një pjesë e njerëzve janë më të suksesshëm se pjesa tjetër?

2. Pse duket sikur një pjesë e njerëzve i kanë njohuritë dhe talentin që u nevojitet për të arritur majën e suksesit, por jetojnë në një nivel shumë më të ulët se niveli i pritshëm prej tyre?

Fillova të studioja menaxhim biznesi, shitje dhe marketing, pastaj studiova fetë, psikologjinë, sociologjinë, fiziologjinë, metafizikën dhe hipnozën. Mora pjesë në më shumë se dyqind ligjërata dhe lexova më shumë se dymijë libra rreth zhvillimit dhe përmirësimit të vetvetes. Arrita të marr njëzet e tri diploma dhe vlerësi me maksimale në fushën e menaxhimit të shitjeve e marketingut dhe të sjelljes njerëzore, dhe isha shumë kureshtar të dija shkakun se pse një pjesë e njerëzve kanë sukses të madh, lumturi dhe bollëk.

/EkonomiaIslame/

Artikulli paraprakRrjetet sociale shkatërrojnë shëndetin mendor të adoleshentëve
Artikulli tjetërEkuilibri ‘punë – jetë’ i së ardhmes do të rikrijojë modelet e biznesit