133 milionë euro më shumë të hyra nga Dogana dhe ATK në raport me vitin e kaluar

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka përgëzuar stafin e Doganës së Kosovës dhe atë të ATK-së për angazhim, siç tha ai, të jashtëzakonshëm për të siguruar rritje të hyrash nga këto dy institucione prej 15 për qind në raport me vitin e kaluar.

“Performancë tepër e mirë në inkasim të të hyrave tatimore, Dogana dhe ATK. Në tetë muajt e parë, rritja është 15% në Dogane dhe 21% në ATK. Të dyja së bashku kanë mbledhur 133 milionë euro më shumë se vitin e kaluar. Kjo ka ardhur nga rritja ekonomike dhe luftimi i informalitetit”, tha Hoti.

Ai u shpreh i bindur se reformat në këto institucione do të thellohen.

Artikulli paraprakMI i jep tender 4 milionësh kompanisë me borxhe
Artikulli tjetërKomunat, 650 mijë euro për mëditje