10 SEKRETE PËR NJË JETË PA BORXHE

1. Shpenzo më pak se sa fiton. Një rregull i vogël, por më i vështirë se një mal për ta bart mbi supe. Nëse shpenzon më shumë se sa fiton, do të futesh në varrezat e borxheve.

2. Mos i ble gjërat dytësore (luksi), duke u privuar nga gjërat themelore. Një telefon i shtrenjtë ose një makinë e shtrenjtë mund të të rrëmbejë fitimet e tua dhe të të shpie drejt borxheve për të paguar faturat.

3. Bëj kursim si zakon, jo si vendim të rastësishëm. Mos prit fundin e muajit për të parë se çfarë të ka mbetur.

4. Mbyll derën e borxheve të reja. Çdo borxh i ri pa shlyer atë të vjetrin është kurth dhe zinxhir në këmbët e tua. Çlirimi nga to arrihet kur thua “Jo” pa dyshim.

5. Ndërto një fond emergjence. Një sëmundje apo sfidë e vogël mund të të detyrojë të hysh në borxh. Fondi emergjent nuk është luks, por armë shpëtimi.

6. Bëje parën të punojë për ty. I varfëri punon për paratë, kurse i pasuri bën që paratë të punojnë për të. Investo, edhe nëse është pak – logjika e investitorit nuk njeh borxhe.

7. Mos u mashtro nga formalitetet e rreme. Çdo hap për t’u lavdëruar para të tjerëve me dukjen tënde është një hap drejt varfërisë.

8. Hap rrugë të reja financiare. Mbështetja vetëm në një burim financimi është si të mbështetesh në një shkop të thyer. Kërko burime të reja sot, qofshin edhe të vogla, që nesër të bëhen të mëdha.

9. Ndrysho qasjen ndaj parave. Paraja nuk është armiku yt, as lojë për formalitete. Paraja është fuqi – mund ta përdorësh për lirin ose për robërin tënde.

10. Borxhet nuk ti sjell askush në jetë, por janë rezultat i zgjedhjeve të tua.

Përblodhi dhe përshati: Rashit ZYLFIU

Artikulli paraprakA lejohet të mbajë fitimin nga bixhozi pas humbjes?
Artikulli tjetërA bën me e marr internetin me wireless  prej komshiut pa e pyet atë, a është haram një punë e tillë?