1. T’i marrësh gjërat personalisht
Njerëzit të drejtohen ty ngaqë ti punon aty, por askush nuk të njeh ty. Ata që të ankohen ose që të kundërshtojnë për diçka, nuk të kundërshtojnë ty personalisht, prandaj mos i merr personalisht ato!
2. Të mbash pozicion mbrojtës. Nuk duhet të marrësh pozicionin mbrojtës, e të mbrosh veten ose kompaninë, por duhet të mbledhësh informacione, t’i zgjerosh horizontet dhe ta ndihmosh personin për zgjidhjen e problemit që ka.
Por, nëse ti merr pozicion mbrojtës, kështu ti merr një pozicion kundër tij.
3. Të tallesh me klientin.
Tallja me klientin ka dy mënyra:
– Tallja me anë të tonit të zërit, dhe të fjalëve.
– Tallja me anë të shikimeve, sepse shikimi mund të jetë i mjaftueshëm si tallje me një person.
4. Ta neglizhosh klientin.
Mos e neglizho atë, duke mos i dhënë atij rëndësinë e duhur, ose ta neglizhosh shërbimin që ai kërkon. Në këtë situatë, ai mund të të hapë shumë probleme, sepse ti nuk e di se kush është ky klient.
5. Të polemizosh me të.
Kur ai të thotë ty diçka, ti të mos polemizosh me të, dhe të nxisësh zemërimin e klientit.
6. Gënjeshtra.
Gënjeshtra është gjëja më e keqe që njeriu e bën kur do ta shpëtojë veten nga çfarëdo lloj bisede.
Në rastin e shërbimit ndaj klientit, kjo ndodh kur një person i kërkon diçka punonjësit të shërbimit, dhe ai e qetëson klientin duke e gënjyer, ndërkohë që në të vërtetë ai nuk e ka ndërmend ta bëjë çfarë i tha.
Kur ta kuptoj klienti se e ke gënjyer, ai krijon përshtypje të keqe rreth teje, por dhe rreth atij vendi në tërësi.
7. Shfaqja e frikës.
Kur klienti të zemërohet, për shembull, dhe ti shfaq frikë, atëherë klienti e shton dozen edhe më shumë dhe frika jote shtohet, prandaj ti nuk duhet të shfaqësh frikë nga klienti, por ai duhet të ndjejë se ti je i fortë, se mund ta ndihmosh atë, dhe se nuk ke frikë prej tij.
8. Të flasësh keq për kompaninë ku punon.
Ndodh që kur shkon diku në ndonjë kompani, vëren se personi i cili punon aty dhe që po merret me ty, e shan vendin ku punon, shan drejtorinë, edhe të tjerët… Kështu klienti krijon përshtypje të keqe rreth atij vendi.
9. Të ofendosh klientët, ose disa prej tyre.
Ndodh që kur shkon diku, shikon se personi që po të shërben i ofendon klientët ose ofendon disa prej atyre me të cilët ka të bëjë, dhe kështu klienti krijon përshtypje të keqe rreth këtij vendi, dhe krijon pritshmëri se sapo të largohet prej teje, edhe atë mund ta shajnë gjithashtu.
10. Fjalët e shumta.
Fjalët e shumta, me dobi e pa dobi, e ulin vlerën tënde përpara klientit, madje fjalët e tua përpara tij duhet të jenë të kufizuara, specifike dhe të qarta!
Dr. Ibrahim el-Fekij