Vlerësimi mbi financat publike

1) Enesi përcjell: Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me të) i shkroi atij për detyrimin e sadakasë të përcaktuar nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të): “Ata që i kanë kopetë të ndara nuk duhet t’i bashkojnë dhe ata që i kanë kopetë të bashkuara nuk duhet t’i ndajnë nga frika e sadakasë.” [1]

2) Ukba bin Amir tha: E kam dëgjuar Profetin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) duke thënë: “Mbledhësi i tatimeve që vepron padrejtësisht nuk do të hyjë në Xhenet.”

3) Ebu el-Hajri përcjell se Muslimah bin Mahledi, guvernatori i Egjiptit, i kërkoi Ruvaife bin Thabitit ta caktonte përgjegjës për mbledhjen e ushureve. Atëherë ky i fundit tha: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) duke thënë: ‘Me të vërtetë, mbledhësi i padrejtë i tatimeve është në Zjarrin e Xhehenemit.’”

4) Enesi bin Maliku përcjell: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Mbledhësi i padrejtë i sadakasë është si ai që e refuzon atë.”

5) Amr bin Shuajbi përcjell nga babai i tij, i cili e përcolli nga babai i tij, se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Një (mbledhës i tatimeve) nuk duhet t’i detyrojë pronarët të tërheqin bagëtitë në një vend të largët për vlerësim, as të taksapaguesit nuk duhet të lëvizin bagëtitë për të shmangur vlerësimin. Sadakaja duhet të vlerësohet në vendet e tyre (të përhershme).”

6) Muadh bin Xhebeli përcjell se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) e dërgoi atë drejt Jemenit dhe i tha: “Mblidh grurë (si sadaka) nga gruri, dele nga kopetë e deleve, deve nga tufat e deveve dhe lopë nga tufat e lopëve.”

7) Abdullah bin Omeri përcjell se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Mblidhni sadakanë e muslimanëve në vendet e tyre të ujitjes (domethënë, vendet e qëndrimit të tyre) dhe në oborret e tyre.”

[1] Ky hadith ndalon mbledhësit të vlerësojnë tufat e ndara duke i bashkuar ato ose të ndajnë tufat e bashkuara me qëllim të vendosjes së një zekati më të lartë. E njëjta gjë vlen edhe për taksapaguesit. Ata nuk duhet të përdorin mashtrime për të shmangur zekatin.

Artikulli paraprakMospagesa dhe shmangia e obligimeve
Artikulli tjetërEl-Nisab – kufiri minimal për zekatin