Vjedhja dhe Ryshfeti

Vjedhja

Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Laviri që kryen imoralitet nuk është besimtar përderisa kryen imoralitet, as hajduti që vjedh nuk është besimtar përderisa vjedh, dhe as pijaneci që pi verë nuk është besimtar përderisa pi.”

Ibn Shahab ka thënë: “Më është treguar nga Abdul-Malik b. Ebu Bekr b. Abdur-Rahman; se Ebu Bekri transmeton nga Ebu Hurejra, i cili shton: As grabitësi që grabit një send të çmuar që tërheq vëmendjen e njerëzve nuk është besimtar për sa kohë që kryen këtë veprim.”

Rryshfeti

Abdullah b. Amr transmeton: I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) mallkoi atë që jep rryshfet dhe atë që e pranon atë.

Ebu Umame transmeton se Profeti i Shenjtë (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Kush i bën një rekomandim vëllait të tij dhe (ky i fundit) i ofron një dhuratë për këtë, dhe ai e pranon atë, ka hyrë në një derë të madhe të kamatës” (dmth. ka kryer një veprim që përfshin kamatë).

Artikulli paraprakRrizku (Furnizimi)
Artikulli tjetërRoli i Tokës në Ekonomitë Agrare dhe Parimet Islame për Administrimin e Saj