Vizitorët më të shumtë nga Shqipëria, Zvicra e Gjermania

Statistikat e Hotelerisë, TM4 2020

 

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e katërt (TM4) 2020

Në tremujorin e katërt të vitit 2020 (TM4 2020) pjesë e anketës ishin 206 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës.

Në TM4 2020 numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 51 885, prej tyre 43.33% ishin vendorë dhe 56.67% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 89 116, prej tyre 41.35% nga vendorët dhe 58.65% nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve dhe të net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 20 689 vizitorë dhe 38 438 net-qëndrime.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren, Pejë, e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh ishte nga Shqipëria, Zvicra, Gjermania, etj.

Këtij publikimi i është bashkangjitur edhe një shtojcë e veçantë, që përmban të dhëna nga Policia e Kosovës, lidhur me numrin i vizitorëve të huaj sipas pikë-kalimeve kufitare gjatë vitit 2017 – 2020.

Artikulli paraprakSi ta dini nëse do te ketë sukses ideja e juaj per hapjen e biznesit
Artikulli tjetërNxjerrja e xehes së metalit me rënie të çmimeve