Banka qendrore turke uli normën bazë të interesit me 100 pikë bazë, pavarësisht inflacionit në vend, i cili është pothuajse 80 për qind, raporton CNBC.
Norma bazë e interesit, e cila qëndroi në 14 për qind për shtatë muajt e fundit, u ul në 13 për qind, që është në kontrast të plotë me atë që bankat qendrore në mbarë botën po bëjnë për të zbutur inflacionin.
Analistët nuk kishin pritur një ndryshim të normës, ndaj vendimi i bankës qendrore turke habiti tregjet.
Sipas të dhënave të Reuters, indeksi kryesor i bursës së Stambollit BIST ra me 0.8 për qind menjëherë pas shpalljes së vendimit, por më pas u rikuperua dhe përfundoi pozitiv me një rritje prej 0.2 për qind.
Rënia e lirës turke
Lira turke reagoi negativisht edhe ndaj uljes së normës bazë, duke u ulur me 0.9 për qind ndaj dollarit. Ajo u tregtua në një nivel pak më të lartë se 18.1 lira për dollar.
Lira ka humbur 26 për qind të vlerës së saj ndaj dollarit që nga fillimi i vitit dhe ka rënë me 80 për qind ndaj monedhës amerikane në pesë vitet e fundit.
Banka qendrore turke pret që “të nisë procesi i dezinflacionit”, por edhe se ka sinjale për “humbjen e volantit të aktivitetit ekonomik”.
Inflacioni në Turqi u rrit në 79.6 për qind në korrik, niveli më i lartë në 24 vitet e fundit.
Kjo strategji financiare e diktuar nga Erdogan ka si synim goditjen e kamatës, në bazë të së cilës funksionin sistemi financiar bankar në nivel global. Ndaj dhe konsiderohet si veprim antirrymë. Por Erdogan është i bindur në suksesin e inisiativës së tij, mjaft të bëhet durim.
Kujtojmë se kamata është e ndaluar në Islam, pasi nuk konsiderohet tregëti por padrejtësi që njeriu ia bën njeriut./tesheshi/