Linjat Ajrore Turke (Turkish Airlines – THY) vazhdojnë të qëndrojnë në krye të Evropës duke realizuar të hënën 657 fluturime.
Sipas raportit të Organizatës Evropiane për Sigurinë e Lundrimit Ajror (EUROCONTROL) mbi trafikun ajror të datës 8 mars, kompania “Turkish Airlines” ka lënë pas të gjithë rivalët e saj duke bërë 657 fluturime.
THY-ja pasohet në vend të dytë nga kompania “Air France” me 401, në të tretin nga norvegjezja “Wideroe” me 333, në të katërtin nga kompania ajrore turke me kosto të ulët – Linjat Ajrore Pegasus (Pegasus Airlines) me 309, në të pestin nga holandezja “KLM” me 262 dhe në vendin e gjashtë nga gjermania “Lufthansa” me 236 fluturime në ditën e parë të javës së dytë të marsit 2021.