Trump premton lehtësim deri në 75% të rregullave të biznesit

Presidenti i ri i ShBA-së, Donald Trump priti të hënën 12 udhëheqësit e biznesit në Shtëpinë e Bardhë duke premtuar ulje masive të taksave dhe një reduktim deri në 75 për qind të rregullores.

Ne besojmë se ne duhet të ulim pikët e rregullores deri në 75 për qind, ndoshta më shumë”, pohoi ai për median në fillim të takimit, duke siguruar pa dhënë hollësira të mëtejshme, se siguria e punonjësve dhe mbrojtja e mjedisit do të jenë të garantuara.

“Ne do të ulim taksat në mënyrë gjithëpërfshirëse edhe për shtresën e mesme dhe për bizneset”, shtoi ai, duke shprehur vullnetin për t’i rikthyer vendet e punës ShBA-së dhe për të favorizuar prodhimin e produkteve në territorin amerikan.

Në mesin e drejtuesve të kompanive të pranishme numëroheshin Mark Fields (Ford), Marillyn Hewson (Lockheed Martin), Alex Gorsky (Johnson&Johnson), Michael Dell (Dell), apo Elon Musk (SpaceX) dhe Kevin Plank (Under Armour)./kumti.com

Artikulli paraprakIndustria e qumështit drejt falimentimit
Artikulli tjetërKosovarëve u shitet yndyra bimore në vend të qumështit, shoqatat padisin AVUK-un