Tregu i smartwatch rritet me 35% në tremujorin e parë 2021

Apple ruan kryesimin si lider në tregun e smartwatch-eve, orët e lidhura me internet. Sipas vlerësimeve të fundit të Counterpoint Research, sektori është rritur me 35% me bazë vjetore në tremujorin e parë 2021, periudhë gjatë së cilës Apple regjistroi rritje me 50%.

Pas prezantimit vjeshtën e kaluar të serisë së re Watch Series 6, pesha e tregut të Apple është rritur me 3% krahasuar me të njëjtin tremujor të 2020, duke arritur në 33.5% në peshën totale të tregut. (market share).

Sipas “Global Smartwatch Model Tracker” të Counterpoint Research, edhe Samsung ka rritur dërgesat e smartwatch (+27%), në mënyrë të veçantë Galaxy Watch 3 dhe Galaxy Watch Active, edhe pse mbetet shumë pas konkurrentit, me vetëm 8% në peshën e tregut.

Në anën tjetër, Huawei vijoi të humbë terren, nga 10.1% në tremujorin e parë 2020 në 8.4% sot. Në lidhje me sistemet operative të orëve inteligjente, WatchOS i Apple zë më shumë se një të tretën e tregut, (33,5%), me një normë që rritet në proporcion me shitjet e iPhone. Sistemi Wear OS i Google zë vetëm 3.9%, kryesisht për shkak të fragmentizimit të sektorit, ku thuajse çdo markë përdor një platformë në pronësi.

Në një njoftim të fundit në lidhje me I/O 2021, Google konfirmoi se nga gjysma e këtij viti, Wear OS do të përfshijë gjithashtu Tizen OS, me pak fjalë, Galaxy Watches e ardhshëm të Samsung do të funksionojë në me këtë softuer, duke braktisur projektin e kompanisë për momentin.
Neil Shah, zv.president i divizionit të kërkimeve në Counterpoint, në komentin e tij mbi këtë lajm tha se bëhet fjalë për një lëvizje të rëndësishme për Google, me synimin për t’u konsoliduar njëherë e mirë në tregun e pajisjeve wearable.

Burimi: ANSA & Counterpoint Research

Artikulli paraprakSi bëjnë reklamë shërbimet sekrete në rrjetet sociale
Artikulli tjetërIndeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK), Prill 2021