TIKA përkrah projektin me vlerë prej 250.00 Euro në Komunën e Ulqinit

Fabrika për përpunimin e vajit të ullirit me vlerë prej 250.00 Euro që do të hapet në Komunën e Ulqinit do të jetë sipas standardeve bashkëkohore evropiane.

Agjencia turke TIKA  do te financoj  ndërtimin e një fabrike  për përpunimin  e vajit  të ullirit në fshatin Pistull,  komuna e Ulqinit.  Në kabinetin e Kryetarit të Ulqinit Z. Nazif Cungu  u nënshkrua  protokolli  për  ndërtimin fabrikës  moderne  me vlerë 250,00 euro,  e cila  duhet të montohet deri në fund të muajit tetor.  Në këtë ceremoni merrnin pjesë  zyrtarë komunal, Ambasadori i Turqisë  në Podgoricë Serhat Galip,koordinatori i TIKA-s  në Mal të Zi  Ahmet Alltun, dhe Kryetarja e  Shoqatës së ullishtarëve  Fahira Kraja.

Ambasadori i Turqisë në Mal të Zi  Serhat Galip,  tha se Turqia i jep  mbështetje  të rëndësishme  zhvillimit ekonomik të Malit të Zi  dhe  se Ulqini  zë vend të rëndësishëm në  projektet e TIKA-s.

“Jemi te mendimit që  qyteti bregdetar i Ulqinit, krahas turizmit duhet të  ketë dhe brendin e vajit të ullirit me të cilin do te behej i njohur në botë. Protokolli i sotëm do të jetë hapi i parë që nënshkruhet midis komunës së Ulqinit dhe  Agjencisë turke për bashkëpunim ndërkombëtarë dhe zhvillim TIKA dhe Shoqatës së Ullishtarëve nga Pistulla. Fjala është për një investim prej 250.000 Euro e qëllimi jonë  është që ky projekt të jetë i gatshëm në muajin Tetor. Dëshira jonë shtoi më tej Ambasadori Galip, është  projekti  sa më parë të jetësohet dhe anëtarët e tubuar rreth kësaj Shoqate të kenë sa më shumë përfitime.  Ai edhe me këtë rast falënderoi komunën e Ulqinit  dhe kryetarin Nazif Cungun  për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti,  duke shtuar se me aq sa na lejojnë kushtet do të jemi të pranishëm në Ulqin dhe të realizojmë projekte të tjera”.

Shoqatave të prodhuesve të ullirit Koordinatori i TIKA- s Ahmet Alltun  vlerëson se  nga realizimi i  këtij projekti , përfitime do të ketë komuniteti, do të hapen vende te reja të punës  dhe linja bashkëkohore  për përpunimin e vajit. Kjo linjë e re   do të jetë në dispozicion jo vetëm të ullishtarëve nga komuna e Ulqinit por edhe atyre nga komuna e Tivarit.

“Kemi parë që shumë amvisëri merren me kultivimin e ullirit dhe prodhimin e vajit të ullirit. Mirëpo kemi vërejtur  që në këtë degë mungon teknologjia bashkëkohore e kjo ndikon në  rendimentin e prodhimit  kualitativ të vajit. Ne jemi përcaktuar që të mbështesim kërkesën e arritur nga Shoqata “Ullishtarët e Pistulla” pasi jemi interesuar për punën dhe seriozitetin e angazhimit të tyre ne këtë prodhimtari. Qëllimi jonë, shtoi më tej z. Alltun është që në këtë shoqatë të kyçen dhe shoqata të tjera të ullishtarëve nga Tivari dhe Ulqini dhe kjo të shërbej si shembull i një suksesi të garantuar. Për hapjen e kësaj fabrike janë konsultuar edhe ekspertët nga Turqia dhe fabrika e ardhshme do të  jetë sipas standardeve bashkëkohore Evropiane. Ne edhe në të ardhmen, tha në fund z. Alltun do të vazhdojmë t’i japim përkrahje këtij sektori të bindur që Mali i Zi do të formoj brendin e vet të vajit të ullirit”. 

Kryetarja  e “Shoqatës së ullishtarëve Pistulla“  Fahira Kraja, falënderoi  Agjencinë turke TIKA për  mbështetjen e këtij projekti . Në vazhdim ajo bëri një prezantim  të fabrikës  e cila do të punojë  sipas standardeve  të  Bashkimit Evropian, por edhe për  planet e Shoqatës e cila i ka venë synim vetes  që të  zgjerohet  me anëtarë  të rinj dhe të shtojë  numrin e trungjeve të ullinjve.

Përndryshe  komuna e  Ulqinit  me rrethinë  është e  njohur për ullishtat  dhe  komplekset  që ndodhen  në një territor të njohur  që në lashtësi  për rritjen e ullinjve  qindravjeçar. Këtu rriten  disa variete  me vlera të  mëdha  ushqimore. Banorët vendas  ullirin dhe  vajin e ullirit e kanë pasur traditë prej shekujsh. Vaji me shije dhe cilësi të veçantë  prodhohet  në disa mënyrë, ai  ka depërtuar në tregje  të ndryshëm  dhe  është nderuar  me çmime  në Panaire dhe  konkurse  ndërkombëtare.

 

Artikulli paraprakTurqia shënon rritje në eksport të akullores drejt Ballkanit
Artikulli tjetërViadukti i dytë më i lartë i botës do të ngrihet në Konia të Turqisë