“Personi që ka gjitlimonë më shumë se një zgjidhje për një problematikë e di rrugën drejt majës.”
Dr. ibrahim ei-Fekij
Kur përfaqësova Republikën e Egjiptit në garat e ping-pongut që u mbajtën në Gjermaninë Perëndimore në vitin 1969, arriti përfaqësuesi i Kinës, Hasixhau, në raundin e fundit dhe duhej të ndeshej me përfaqësuesin e Gjermanisë, Shulerin. Shuleri ishte i sigurt se do të triumfojë në atë ndeshje ndaj kinezit dhe i sigurt se do. të bëhet kampion bote në atë vit. Mirëpo, ndodhi dicka e papritur nga kinezi Hasixhau: ai ndryshoi lojën e tij, duke e kthyer nga loja sulmuese, pra ai gjithmonë sulmonte, në lojë mbrojtëse, filloi të mbrohet në mënyrë taktike. Askush nuk e kishte parë më parë Hasixhaun të luajë në atë mënyrë dhe me atë stil. Kështu që përfaqësuesi i Kinës u bë kampion bote në ndërkombëtare të ping-pongut.
Kur u takova me të pas ndeshjes i thashë- “Nuk kisha ditur se je lojtar i mirë deri në këtë shkallë dhe je mbrojtës aq i mirë. Më habiti stili yt i ri i lojës.”
Qeshi dhe më tha: “Që të jesh legjendë duhet gjithmonë t’i kesh parasysh të gjitha gjërat e mundshme që mund të të ndodhin. Pastaj për çdo sfidë të mundshme duhet ta mendosh zgjidhjen dhe mënyrën si ta përballosh atë. Përveç kësaj, duhet gjithmonë të kesh edhe plan të dytë, zgjidhje të dytë, kur e para nuk funksionon e zëvendëson atë me zgjidhjen e dytë. Por, normalisht, duhet ta dish kur të zëvendësosh njërin stil të lojës me një stil tjetër ose kur ta përdorësh opsionin e dytë për zgjidhje.” Gjithashtu, më tha: “Duhet të kesh parasysh edhe një gjë! Një legjendë sporti, sado që të ketë qenë i mirë, nuk ka pasur mundësi që të fitojë gjithmonë me të njëjtin stil të lojës, pra pa e ndërruar stilin e lojës nuk ka mundur të fitojë gjithmonë.
Ndërsa shëmbëlltyra ime më e lartë në lidhje me hotelerinë, italiani Lano Berlandome me nënshtetësi kanadeze, më ka thënë, pasi kam marrë postin e drejto rit gjeneral: “Nëse dëshiron t’i kontrollosh ndjenjat e tua dhe të jesh i suksesshëm, duhet t i bësh zëvëndësi uiet dhe opsionet rezervë shokun tënd më të mirë. Mos Prit asnjëherë që të ndodhë problemi, por duhet ta paramendosh atë para se ai të ndodhë. Pastaj, para problemi të ndodhë, gjithashtu, mendoje zgjidhjen tij, por, përveç kësaj, gjithmonë duhet t’i mendosh edhe 3 zgjidhje të tjera, më së paku 3. Nëse njëri plan dështon ose njëra zgjidhje e paramenduar nuk funksionon, provon zgjidhjen rezervë.”
Është më se e vërtetë se jeta dinamike, e shpejtë globalizmi, në të cilin jetojmë sot janë shkaktarë që ë bëjnë njeriun të stresuar, nuk ndien siguri, ka probleme psikike, por edhe shëndetësore.
Universiteti i Harvardit në SHBA ka konstatuar se: “Suksesi varet nga aftësia e mbikëqyrjes së problemeve jetësore të përditshme dhe nga aftësia për të përdorur gjithmonë zgjidhjet, planet apo opsionet rezervë për çfarëdo çështje. Kjo strategji e veprimit i mundëson personit apo edhe një kompanie biznesi, korrjen e sukseseve dhe e bëjnë që ai të shfytëzojë dhe të përfitojë nga çdo mundësi e mirë që i serviret në jetë.”
Për këto arsye, të cilat i shpjegova në shembujt e lartpërmendur, unë u solla edhe këtë strategji në mesin e strategjive të të menduarit pozitiv, pra strategjinë e “zëvendësimeve”. Në mënyrë që praktikuesi i kësaj strategjie të aftësohet dhe të ketë mundësi të sundojë ndjenjat e tij dhe të gjykojë drejt çështjet e tij personale.
Tani shiko në vizatimin e radhës që të kesh edhe më të qartë mënyrën e përdorimit të kësaj strategjie.
Sfida
Zëvendësimi i parë
Zgjidhja
Zëvendësimi i dytë
Ke mundësi që ta përdorësh zgjidhjen ose zëvendësimin e parë dhe të veprosh me të, të vlerësosh veprimin dhe ta përmirësosh atë, pastaj prapë të vëresh veprimin derisa do të arrish në rezultatin me të cilin je i kënaqur.
Nëse zëvendësimi i parë nuk të jep rezultate të mira, provon të dytin dhe kështu derisa ta realizosh atë që dëshiron të realizosh ose derisa të tejkalosh ndonje nga sfidat me të cilat ballafaqohesh.
Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij