Strategjia e një personi tjetër

“Ne nuk i shohim (perceptojmë) gjësendet ashtu siç janë ato, por ashtu siç jemi ne vetë.”

Sokrati

Ahmedi është një djalosh njëzetvjeçar. Gjith- monë ankohej nga babai i tij si e trajtonte atë sikur të jetë femijë, nuk e lejonte të bënte asgjë nga ato që ai dëshironte, por e terrorizonte dhe i shkaktonte stres dhe, për këtë arsye, ai dështonte në mësimet e tij.

U takova me të – sipas dëshirës së të atit – dhe ai kishte humbur mendjen sikur të ishte nga një botë tjetër.

E pyeta: “Më trego saktësisht se si është problemi?”

Më tha: “Problemi im është babi im. Nuk më lejon të dal me shokët, nuk më jep të holla dhe nuk më blen veturë, siç i ka blerë vëllait tim të madh.”

E pyeta: “Si shkon në mësime?”

Më tha: “Shumë keq! Unë nuk e dua shkollën.”

E pyeta: “A pi duhan?”

Më tha: “Po, madje nga 50 cigare në ditë.”

E pyeta: “Si i ke marrëdhëniet me familjen?”

Më tha: “Gjithmonë grindem me vëllain tim të madh dhe me babanë, ndaj, për këtë arsye, braktis shtëpinë dhe kthehem vonë në mbrëmje. Më ndëshkon babai, në vend që të më pyes për arsyet.”

E pyeta: “A je i kënaqur me gjendjen në të cilën ndodhesh?”

Më tha: “Normalisht që jo, mirëpo arsyeja e kësaj gjendje është sjellja e babait tim, i cili sillet me mua sikur të jem fëmijë i vogël.”

E pyeta: “A dëshiron ta zgjidhësh këtë problem?”

Më tha: “Me siguri që dua ta zgjidh problemin, nuk ka njeri që dëshiron të jetojë në një stres dhe problem të këtillë.”

I thashë: “Do ta provojmë së bashku një strategji të thjeshtë dhe e gjitha që dëshiroj nga ti është që të ndjekësh me vëmendje hapat e mi dhe të jesh i sinqertë dhe i besueshëm.”

Ahmedi pranoi.

I thashë: “Dua që të imagjinosh nje ekran te madh përpara teje dhe të shikosh veten tende ne ate ekran.”

E bëri dhe më tha: “E kam parasysh (po e imagjinoj) ekranin dhe e shikoj veten time në të.”

I thashë: Shiko me vëmendje veten në të dhe shihe sjelljen tënde më vëllain tënd, me babain tënd dhe me shkollën.”

E bëri dhe tha: “Po e shoh Ahmedin në ekran… i mjeri, ç’po i ngjan atij dhe si po e keqtrajton babai i vet arrogant.”

I thashë: “Ndërsa tani imagjinoje babain tënd në ekran dhe vendose veten në vend të tij, pra imagjinoje sikur ti je babai yt, dhe shikoji veprimet e Ahmedit.”

E bëri dhe më tha: “Po e shoh veten si një baba të mërzitur nga ajo ç’po ndodh me Ahmedin. Po e shoh se si unë po mundohem ta ndihmoj në shumë mënyra, qoftë ajo me të mira materiale ose më anë të mësuesve të tij, por ja që ai pi duhan dhe grindet me të vëllanë, del nga shtëpia dhe kthehet në orët e vona të mbrëmjes. E shoh se si unë jam i mërzitur shumë dhe nuk e di ç’të bëj me djalin tim që ai të bëhet i sukseshëm në jetën e tij.”

Ahmedi u shtang dhe filloi të qajë.

I thashë: “Pse po qan?”

Më tha: “Sepse unë deri tani nuk i kisha menduar dhimbjet që i kam shkaktuar babait tim.”

I thashë: “Tani ktheje prapë Ahmedin në ekran dhe më thuaj se ç’po sheh?”

Më tha: “Po shoh se si Ahmedi po mundohet të korrë suksese në mësimet e tij, suksesin e ka afër, e ka braktisur duhanin tërësisht. Sistemoi jetën e tij, kohën- dhe filloi të kthehet me kohë në shtëpi, gjë që i bëri të gjithë anëtarët e shtëpisë ta duan dhe tani ai është i lumtur.

E pyeta: “Si po ndihesh tani?”

Më than: “Ndjenja fantastike. Por puna është se çfarë do të bëhet nëse të tjerët nuk i pranojnë ndryshimet e mia dhe nëse jeta ime vazhdon në të njëjtën gjendje?!”

I thashë: “Nëse dëshiron të ndryshosh pozitivisht ne jeten tende kujtoji mendimet që të afrojnë më shume drejt qëllimeve të tua, pastaj vepro mbi bazat e atyre mendimeve duke mos u vënë veshin sfidave eventuale dhe, në këtë mënyrë, do të shohësh ndryshimin nga negativja në pozitive, që do të pësosh në jetën tënde.”

Dhe me të vërtetë ashtu ngjau. Ahmedi filloi të ndryshojë, jeta e tij u be më e mirë se sa ishte dhe hasi ne perkrahje të madhe nga familja e tij. E pa Ahmedi se babai i tij nuk ishte i keq ashtu siç mendonte, por sillej kështu me të për shkak të sjelljeve të këqija të tij. Por kur Ahmedi u përmirësua e pa se babai i tij ishte njeri i mire dhe fisnik.

Kaoi një kohë e gjatë dhe unë shkova për vizitë ne vendin e Ahmedit. Erdhi të më shohë dhe më tha me te venete kishte korrur sukses në mesimet e tij, tani ishte në fakultetin e mjekësisë dhe babai i kishte blerë veturën që ai ëndërronte.

E pyeta: “Si ndodhi i gjithë ky ndryshim në jetën tënde?”

Më tha: “Kur kërkove nga unë atëherë që ta imagjinoj babain tim, e ndjeva dhimbjen e tij të thellë dhe e kuptova se unë jam shkaku i problemeve e jo ai. Për këtë arsye vendosa të ndryshoj për mirë.”

Ky është shembulli për “strategjinë e personit tjetër”, i cili do të na ndihmojë për t’i parë gjërat më sytë e tjetrit. Në këtë mënyrë kemi më shumë këndvështrime nga ku i shohim problemet dhe na lehtësohet ndryshimi i gjërave nga negative në pozitive.

Më lejo tani ta provojmë së bashku strategjinë e një personi tjetër:

  1. Kujto dhe paramendo një problem që ke me ndonjë person, tani në jetën tënde. Mund të jetë ai nga familjarët e tu, ose bashkëshorti, ose shok pune, ose shok çfarëdoqoftë ai.
  2. Imagjino përpara vetes tënde një ekran të madh, qoftë ekran televizori, skenë drame apo kinemaje.
  1. Imagjino veten tënde në ekran dhe paramendo e si sillesh ti me atë person.

Dhe kujdeso për këto:

  • Shenjat e fytyrës tënde.
  • Gjendjen dhe lëvizjet e trupit tënd.
  • Frymëmarrjen tënde.
  • Gjendjen e ndjenjave tua dhe llojit të tyre.
  • Mendimet tua.
  • Mendimin tënd në lidhje me gjendjen në të cilën je dhe mendimin tënd për personin e përcaktuar.
  • Sjelljeve dhe mënyrës se si vepron me atë person.
  1. Imagjino sikur je ti ai person dhe paramendoje mendimin e tij në lidhje me gjendjen, mendimin e tij në lidhje me ty dhe sjelljen e tij ndaj teje.
  2. Tani kthehu tek vetë problematika dhe kujdesu për mësimin që ke marrë nga ai problem (mosmarrëveshje) dhe kujdesu, gjithashtu, për ndryshimin të cilin ke pësuar në ndjenjat dhe sjelljet e tua.
  3. Imagjinoje veten në të ardhmen, vëre veten tënde në të njëjtën pozitë me të njëjtin problem dhe me të njëjtin person ose me ndonjë tjetër dhe përdor strategjinë “e një personi tjetër”.

Që të kesh rezultate pozitive nga kjo strategji e të menduarit pozitiv, duhet të jesh plotësisht i sinqertë atëherë kur ti mundohesh t’i shohësh gjërat ose ta shohësh veten me sytë e personit tjeter taman sikur ti të jesh ai. Në këtë mënyrë ti do ta kuptosh se përse personi i përcaktuar sillet me ty ashtu dhe kjo do të ndihmojë që ta perceptosh problematikën edhe nga këndvështrimi i tij, por edhe nga këndvështrimi yt, gjithashtu. Kështu ti do të përfitosh më shumë këndvështrime nga ku do t’i shohësh problemet.

Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprakShenjat që tregojnë nëse jeni gati për të hapur biznesin tuaj
Artikulli tjetërSi t’i menaxhoni shpenzimet tuaja?