“Ka mundësi ta realizosh çdo qëllim ose ta zgjidhësh çdo problem, nëse e ndan ate ne pjesëza të vogla, pastaj të merresh me çdo pjesëz në veçanti derisa t’ia arrish qëllimit.”
Napoleon Hejl
Ndodh ndonjëherë që njeriu t’i përgjithësojë gjërat negative që ka, për shembull, dështimin, shqetësimin, vetminë, frikën etj. Dhe thotë se unë jam dështak, unë jam i shqetësuar ose unë jam frikacak, frikësohem nga e ardhmja, unë kam memorie shumë të dobët, e kam përqendrimin e dobët dhe kështu në këtë mënyrë ai i shkakton vetes probleme duke e bindur atë për cilësi negative. Në këtë mënyrë njeriu ia pamun- dëson vetes përparimin, ecjen përpara.
Strategjia e ndarjes ose pjesëzimit ka pikërisht këtë qëllim, ta ndajë në pjesëza të vogla gjykimin negativ që njeriu i ka dhënë vetes për ndonjë cilësi të caktuar. Pas ndarjes në pjesëza, ta studiojë dhe analizojë çdo pjesë dhe në këtë mënyrë ta gjykojë veten pozitivisht. Në këtë mënyrë edhe ndjenjat e tij bëhen pozitive dhe ia lehtësojnë analizmin e çdo pjesëze të vogël të problemit, që ai e e ka gjykuar si të atillë, me ndonjë cilësi të tijën.
Deshtimi (mungesa e qellimeve, shmangia e aktit, mungesa e perpikeris, mungesa e vleresimit)
Më lejo tani që së bashku të përdorim strategjinë e pjesëzimit:
- Kujto tani një gjykim që i ke dhënë vetes për një cilësi të caktuar ose të tjerët të kanë bërë të mendosh ashtu negativisht për veten tënde në ndonje çështje të caktuar dhe shkruaje në vizatimin mëposhtëm.
- Mendo ndjenjat e tua që të ka shkaktuar ky gjykim negativ dhe mundësitë e mira që ke humbur pikërisht nga ky gjykim negativ.
- Ndaje këtë problematikë që ti e konsideron si problem tëndin, në pjesëza të vogla dhe shënoji në zbrazëtirat në vizatimin e mëposhtëm.
- Mendo për zgjidhjen e çdonjërës nga pjesëzat e problemit në veçanti.
- Tani, pasi ta kesh bërë këtë, kujdesu për ndjenjat tua.
Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij