Kjo është strategjia që ka përdorur njëri nga karateristët më të mëdhenj, Bruce Lee (Brus Li), ndërsa shteti i parë që ka përdorur këtë strategji për aprovimin e ligjeve është Japonia. Kishte kërkuar që edhe ekipi administrativ të përdorë të njëjtën strategji dhe kishin pasur rezultate të mira dhe pozitive.
Që nga lindja e saj, kjo strategji pati sukses dhe ishte nga më të përdorurat. Fillimisht përdorej në sport edhe atë nga sportistë të shumtë, lojtarë tenisi, lojtarë basketbolli, lojtarë futbolli etj. Pastaj, kjo strategji u përdor edhe në menaxhimet shtetërore, veçanërisht në shtetet aziatike, por edhe në disa nga shtetet evropiane. Ndërsa tani kjo strategji është nga strategjitë kryesore që përdoret në shërimet magnetike, shërimet me fuqi të njerëzve të veçantë dhe shumë nga psikologët e sotëm, por edhe mjekët në përgjithësi e dentistët në veçanti e mësojnë këtë strategji për t’i ndihmuar pacientët në mjekim.
Unë personalisht këtë strategji e përdor prej gati 20 vjetësh. Kam arritur – falë Zotit dhe kësaj strategjie – të mënjanoj problemin që kisha me frymëmarrjen, me dhembjen e kokës dhe problemet nervore. Por edhe në veprimtarinë time (në punë) kam përfituar shumë nga kjo strategji, e veçanërisht në shkrimin e librave. Kam përfituar nga kjo strategji edhe në vendimet që më është dashur të marrë në lidhje me ndonjë çështje. Me anë të kësaj strategjie kam mësuar edhe magnetikën, fuqinë (energjinë e jashtëzakonshme) njerëzore, mësova, gjithashtu, rregullimin e dinamikës nervore dhe, së fundmi, më ka ndihmuar në kthimin tim në shtetet arabe. I kam shtuar kësaj strategjie disa pika që ta bëj më të kapshme nga ana shpirtërore, por edhe nga ana praktike.
Tani do t’ju shpjegoj strategjinë autogjenike, të cilën unë e quaj strategjia e “një kubi me ujë”. Përgatitja
- Qëndro në ndonjë vend të qetë dhe pa drita (vend të errët) më së paku për 10 minuta.
- Vish rroba të gjera dhe të rehatshme, hiq syzet dhe mbylle celularin.
- Ulu në karrige ose në tokë, por të qëndrosh drejt ose të shtrihesh me shpinë në tokë.
- Merr një kub me ujë (gotë me ujë) të mbushur deri në gjysmë. Mënyra
1.Mendo një sfidë ose problematikë me të cilën ballafaqohesh tani për tani në jetën tënde.
2.Shkruaj shkaqet që ta kanë sjellë këtë sfidë ose problem
- Shkruaj vuajtjet që të shkakton ky problem.
- Shkruaj mënyrën se si do ta zgjidhësh këtë problem.
- Shkruaj emrin e personit që dëshiron të përdorësh për të zgjidhur këtë problem. Për shembull, shkruaj ndonjë person me vetëbesim të madh. Ose shkruaj ndonjë shërim që dëshiron ta përjetosh, si, për shembull, shërim nga dhembja e kokës, tensioni ose shqetësimi etj. Ose shkruaj atë që dëshiron të përmirësosh në vete, si, për shembull, mbajtjen mend, përqendrimin, qartësinë në të shprehur kur je para njerëzve etj.
- Pi pak nga uji pastaj merr frymë me hundë thellë dhe ngadalë derisa të mbushen mushkëritë me frymë. Pastaj nxirre frymën nga goja ngadalë që të jetë frymënxjerrja më e ngadalshme se frymëmarrja. Pra, përdore atë që unë e quaj frymëmarrje 4-2-8, që nënkupton: marrja frymë për 4 sekonda, të mbajturit e oksigjenit për dy sekonda dhe nxjerrja e frymës për 8 sekonda. Sa më e ngadalshme të jetë frymënxjerrja nga frymëmarrja, aq më shumë qetësohesh dhe pushon.
- Mbylli sytë dhe imagjinoje veten përballë sfidës me të cilën ballafaqohesh, por këtë bëje me vetëbesim të madh. Imagjino pamjen tënde të jashtme, lëvizjet e tua, mënyrën e frymëmarrjes, mendimet e tua dhe sjelljet e tua ashtu siç ti dëshiron të jenë kur je përballë sfidës.
- Lidhi ndjenjat e tua me pamjen tënde, sepse, sa më shumë të jenë të lidhura ndjenjat me pamjen e jashtme, aq më shumë forcohesh mentalisht.
- Hapi sytë dhe fillo sërish të njëjtin ushtrim nga fillimi, pra pi ujë, merr frymë me stilin 4-2-8, mbylli sytë dhe imagjinoje veten tënde përballë sfidës. Por herën e dytë të jesh më i mirë gjatë ushtrimit, më i Ipërpiktë e sidomos në lidhjen e ndjenjave me pamjen e jashtme.
- Hapi sytë dhe fillo të njëjtin ushtrim për herë të tretë dhe tani shto çfarë të duash në pjesën e fundit, në lidhjen e ndjenjave me pamjen.
Por vini re: është me rëndësi të dish se mendja e pazhvilluar nuk mund t’i analizojë gjërat, por ajo i rregullon çështjet brenda saj ashtu siç i thonë të tjerët. Ndaj, kur e përsërit ushtrimin e lartpërmendur disa herë, për çdoherë mendja zhvillohet më shumë dhe . ushtrimi pëson përmirësime që të jetë më i saktë dhe më me efekt. Sa më shumë që e merr mendja e pazhviluar si të vërtetë, aq më shumë ka efekt ushtrimi. Në këtë mënyrë ai (me mendje të pazhvilluar) i hap dosjet që ka në tru dhe kështu afrohet sa më shumë realizimit të qëllimit. Ka thënë shejh Muhamed Muteveli esh-Sha’ravi në librin e tij: “All-llahu i Lartësuar dhe I shpirti njerëzor”: “Mendja është ajo me të cilën All-llahu i Lartësuar njeriun e dalloi nga krijesat e tjera. Dhe ia mundësoi atij pamjen e disave nga fshehtësirat e gjithësisë dhe qënies së saj, por edhe nga përparimi i civilizimeve.”
Ka thënë plaku i urtë kinez, Konfucio: “Duhet ta shohësh në mendje, së pari, atë që dëshiron ta shohësh në praktikë.”
Tani veçmë ke 10 strategji përpara vetes me anë të së cilave mund ta kthesh mendimin tënd negativ në mendim pozitiv dhe në aftësi pozitive. Përdore çdonjërën nga këto strategji kur ballafaqohesh me sfida apo probleme të ndryshme derisa të gjesh strategjinë më të përshtatshme për ty. Ke mundësi, gjithashtu, që ta përmirësosh ose t’i shtosh diçka ndonjërës prej strategjive, ndërkohë që e përdor atë. Më e rëndësishmja është që ti që sot të fillosh me përdorimin e këtyre strategjive dhe do ta shohësh se si do të jesh më i urtë dhe më i suksesshëm në ballafaqimin me probleme dhe sfida të kësaj jete.
Dhe kujtoje atë që ka thënë i Dërguari i All- llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lemj: “Urtësia është gjë e humbur e të urtit.”
Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij