SIGURIA NË AFTËSITË (AFIRMIMET)

“Nese nuk i njeh aftesite tua, nese nuk e ke parasysh fuqine tende dhe nese nuk e bind veten per veprimet e tua se jane te duhura dhe te mira, si do te te njohin ty te tjeret?!”

Dr. Ibrahim el-Fekij

Dr. Shejd Helmester thote ne librin e tij: “Cka do te thuash kur te flasesh per veten tende?! Nese ndokush prej lindjes deri ne moshen 18-vjecare ka pranuar (degjuar) mbi 180 mije kritika negative ai behet negativ, ka mendim negativ. Nga perseritja e ketyre kritikave, keto kritika negative i behen pjese e jetes dhe fillon te besoje se eshte ashtu vertete.

Prej ketyre kritikave te mundshme qe mund t’i degjojme mund te jene: ti je deshtak, ti je shume koketrashe, ti je naiv si daja yt, prej teje nuk ka dobi etj. Te ketilla mund te jene kritikat negative, te cilat i pranojme nga njerezit tane ose nga njerezit jasht rethit te ngushte familjar ose shoqeror.

Rrethi i ngushte familjar ka me shume ndikim, jane anetaret e familjes te paret qe ndikojne tek njeriu, pastaj vijne shoket, pastaj vijne fqinjet dhe te afermit e tjerë dhe në këtë mënyrë ne nuk mund ta njohim vetveten duke na folur të tjerët për ne. Në këtë mënyrë ne e lëmë veten pas dore dhe i besojmë asaj që të tjerët thonë për ne. Harrojmë se jemi njerëz dhe jemi krijesat më të bukura të Krijuesit absolut – All-llahut të Madhërishëm. Harrojmë se All-llahu ka vënë në shërbimin tonë çdo krijesë, harrojmë, gjithashtu, se ne jemi shpirti, të cilin e kemi nga Ai, i Lartësuar qoftë, para se të jemi veprat dhe sjelljet tona.

Pikërisht për këtë unë e përzgjodha këtë pikë në radhët e këshillave për mendimin pozitiv, në mënyrë që ta njohësh veten dhe ta dish se kush je në të vërtetë. Që ta kuptosh se ti nuk je vetëm një grumbull sjelljesh, ndjenjash dhe mendimesh, por që ta kuptosh se ti je krijesa më e bukur e Zotit sado të shumta të jenë kritikat negative nga të tjerët, ti prapë mbetesh krijesa më e bukur. Fundja, realiteti thotë se mendimet e njerëzve, edhe pse tingëllojnë sikur janë për ty, dëshmojnë (tregojnë) se kush janë dhe çfarë janë ata që flasin për ty.

Bota e brendshme e njeriut është ajo që reflekton tek bota e jashtme e tij dhe jo e kundërta. Nëse një njeri është i lumtur, ai flet bukur dhe i ndihmon njerëzit, që edhe ata të jenë të lumtur. Ndërsa nëse ai është i dobët si personalitet, flet atë që di për veten. Pra nëse të thotë ndokush se ti je dështak, duhet ta dish se ai është dështaku më i madh. Sepse edhe po të jesh ti dështak, njeriu i suksesshëm mundohet të të ndihmojë dhe asnjëherë nuk të thotë ashtu drejtpërsëdrejti.

Siguria në aftësitë të ndihmon që të përqendrohesh në forcat e tua dhe të bëjnë të përqendrohesh në përmirësimin e gjërave që dëshiron t’i përmirësosh. Dhe kjo të ndihmon në këtë mënyrë:

  1. Shkruaj 10 gjëra pozitive të tuat. Mos thuaj se nuk i di ose nuk i ke 10 gjëra të mira. Ti shumë mirë e di se në cilat gjëra je i shkëlqyeshëm. Ose lërë lapsin të shkruaj vetë, mos e ndalo, do të befasohesh dhe do ta shohësh se si janë të shkruara në letër 10 gjërat që ti më së miri i bën. Ose nëse edhe kështu nuk mundesh, atëherë përdor shtatë shtyllat e jetës harmonike, që përmendëm me herët, dhe në çdo njërën prej shtyllave shkruaj aftësitë e tua dhe do t’i gjesh dhjetë gjëra që ti i bën më së miri.
  2. Këtë tabelë me këto 10 gjëra shikoje rregullisht me ndjenja dhe përforcohu edhe më shumë në ato 10 filësi. Për shembull, nëse ke shkruar se je i mirë në punë, atëherë kujto një detaj ose një gjë të veçantë që të ka bërë të mendosh se je i mirë në punë. Kështu vepro me të gjitha cilësitë që ke shkruar në tabelë, cilësitë e tua që ti i ke shkruar. Në këtë mënyrë ti do t’i japësh një argument trurit (mendjes) tënde për atë që e ke cilësuar si aftësi tënden dhe truri pastaj të shtyn qe edhe më shumë të aftësohesh në atë gjë
  1. Tani kujto një cilësi negative tënden, si, per shembull, unë nuk mbaj mend mirë, kam memorie te dobët. Largoji ndjenjat nga kjo cilësi, shkruaje, por kur ta lexosh lexoje si nga jashtë dhe thuaji vetes: jo, kjo nuk është e vërtetë. Unë e mbaj mend mirë dhe kam memorie të fortë. Gjërat që dua t i mbaj mend i mbaj mend dhe nuk kam kurrfarë problemi. Pastaj largoje listën ku ke shkruar cilësinë ose cilësitë e tua të këqija dhe merr listën ku ke shkruar cilësitë e tua të mira, por këtë të dytën lexoje me ndjenja dhe thuaj: Elhamdu lil- lah (Lavdia i qoftë All-llahut).
  1. Pasi të kesh vepruar kështu, thuaji sërish vetes për ndonjë prej cilësive të tua të këqija, si, për shembull, atë për memorien e dobët. Do ta shohësh se truri yt nuk do të besojë më. Nëse ti në këtë mënyrë e kritikon veten, gjen gjërat pozitive dhe gjërat negative dhe pastaj i shikon me pozitivet e me ndjenja duke u përqendruar në to. Ndërsa, nga ana tjetër, cilësive të tua të këqija u hedh një shikim pa ndjenja, do të shohësh se nuk mund të ndikojnë të tjerët tek ty me kritikat negative që do të të japin. Pra, në këtë mënyrë, kjo këshillë, këshilla e gjashtë për të cilën po flasim, ndikon në ndryshim të mendimit tënd, nga negativ në pozitiv.

Tani më lejo që së bashku të përdorim këtë strategji me persona të tjerë:

  1. Kujto tani një njeri që të ka dhënë ndonjë kritikë negative dhe ajo kritikë të ka bërë të ndihesh keq.
  2. Largoji ndjenjat (merre larg zemrës fjalen e tij) dhe shikoje nga larg atë që të ka thënë ai njeri.
  3. Thuaji vetes: ajo që thotë ai nuk është e vërtetë. Unë nuk jam dështak, unë tani kam një plan për të realizuar qëllimet e mia dhe me lejen e Zotit do t’i realizoj ato.
  4. Lexo aftësitë e tua dhe lidh ndjenjat me to.
  5. Tani kthehu prapë tek fjala ose kritika e atij personi dhe do ta shohësh se ajo, tanimë, ka humbur fuqinë e ndikimit tek ti.

Siç arrite ta kuptosh, siguria në aftësitë e tua të bën të përqendrohesh në vete dhe të mundëson ta njohësh atë ashtu siç ti je në të vërtetë. Të ndihmon si të aktivizosh forcat e tua të veçanta dhe, në këtë mënyrë, të ndihmon t’i arrish qëllimet e tua apo t’i realizosh  ëndrrat e tua. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të guxojmë të përfitojmë nga mendimet e të tjerëve. Jo, në asnje mënyrë nuk duhet të kuptohet kështu. Por kjo do thotë se nuk duhet që fjalët e këqija të të tjerëve të ndikojnë tek ne dhe të na bëjnë injorantë të vetes.

Që sot përdore këtë strategji me personat ose me gjerat negative që ti i sheh si të pranishme në veten tende dhe në këtë mënyrë kjo strategji do të ndihmojë per te larguar cilësitë e tua negative dhe për t i zëvendesuar ato me cilësi pozitive.

Strategji të të menduarit | Dr. Ibrahim el-Fekij

Artikulli paraprakSteve Jobs besonte në pesë filozofi për suksesin
Artikulli tjetërSi të jeni sa më energjikë në punë?