Si themelohet dhe si fuksionon një vakëf

Në thelb, një vakëf funksionon si më poshtë: një themelues, i cili ka grumbulluar pasuri private, vendos ta dhurojë pronën e tij personale për një qëllim të caktuar, shpesh fetar. Shuma e kapitalit fillestar (korpusi), qëllimi për të cilin dhurohet dhe të gjitha kushtet e menaxhimit regjistrohen qartë në një akt vakëfi, i cili dorëzohet pranë autoriteteve. Në këtë mënyrë, pasuria e grumbulluar privatisht nga një mysliman i devotshëm bëhet pronë e Zotit.

Themeluesi përcakton rreptësisht se si duhet të shpenzohen të ardhurat vjetore të vakëfit. Këto të ardhura mund të alokohen plotësisht për një qëllim fetar (vakëf hajri) ose për një grup përfituesish. Pasardhësit e themeluesit mund të jenë gjithashtu përfituesit kryesorë të këtyre të ardhurave vjetore. Vakëfet e tilla njihen si vakëfe familjare (vakëf ehli). Menaxhimi i vakëfit i besohet një administratori (myteveli), funksionet e të cilit mund të kryhen edhe nga vetë themeluesi gjatë jetës së tij. Kështu, çdo vakëf përbëhet nga katër elemente kryesore: themeluesi, përfituesit, administratori dhe vetë kapitali i dhuruar.

Artikulli paraprakEkonomia e vakëfit
Artikulli tjetërThemeluesit e vakëfeve