SI TA DICIPLINOSH VETEN TËNDE?
Padyshim se hapi i parë në diciplinimin dhe edukimin e vetes tënde është që të pranosh se ke mangësi dhe je fajtor.
Ai i cili e pranon se ka mangësi vetëmse ka nisur në rrugën e diciplinimit të vetes së tij dhe durimi në vazhdimin e kësaj rruge është çelësi drejt suksesit. Është shenjë pozitive kur njeriu pranon se ka gabuar dhe njëkohsisht Allahu e don robin kur ai pranon se ka gabime dhe kërkon falje, pasiqë çdo lloj tranzicioni prej negativi në pozitiv është gjë e kërkuar dhe e falënderuar. Thotë Allahu (subhanehu ue teala): “Me të vërtetë Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, përderisa ata nuk e ndryshojnë vetë”. (er Ra’d 13)
Pra çdokush i cili mundohet të ndryshojë, Allahu do t’i ndihmoj atij të ndryshohet. Secili është përgjegjës për veten e tij individualisht dhe secili do të jep përgjegjsi individualisht. Thotë Allahu: “S’ka gjë në qiej dhe në tokë përveç se vjen tek Mëshiruesi sikurse rob.Sigurisht Ai e din gjithsecilin prej tyre dhe i ka numëruar saktësisht. Dhe secili prej tyre në Ditën e Kijametit, do të dalë i vetëm para Tij”. (Merjem 93-95)
Dëshira për ndryshim duhet të ekzistoj tek secili prej nesh, a nuk e din vallë tregimin e gruas së Pejgamberit Lut dhe Nuh (alejhima es selam) të cilët ishin të dërguar të Allahut dhe jepnin çdogjë që kishin në dispozicion për udhëzimin e grave të tyre dhe për të ndryshuar pozitivisht. Mirëpo nga ana e grave të tyre nuk pati interesim për ndryshim dhe vdiqën si qafira. Thotë Allahu për ata dyja: “Hyni në Zjarr me ata që hyjnë”. (et Tahrim 10)
Mirëpo nga ana tjetër është gruaja e Faraonit e cila, edhepse ishte anëtare e shtëpisë së më të shfrenuarit, Allahu atë grua e lavdëroi dhe e prezentoi atë në Kur’an si shembull e cila e diciplinoi veten e saj.
Disa mënyra se si muslimani mund ta diciplinoj veten e vet
- Me adhurim ndaj Allahut duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me Të. Kjo bëhet nëpërmjet kushtimit kujdes ndaj namazeve obligative dhe kryerjen e adhurimeve vullnetare.
- Me lexim Kur’ani duke e kuptuar domëthënien e ajeteve.
- Me lexim të librave të dobishëm që tregojnë mënyrat se si pastrohen zemrat, siç janë librat e ibn Kajjim el Xheuzit.
- Me prezentim në programe edukative dhe në ligjërata të dobishme.
- Me shfrytëzimin e kohës në gjëra të dobishme për këtë botë dhe tjetrën.
- Shoqërohu me shokë të devotshëm të cilët mund të të ndihmojnë dhe as mos e izolo tepër veten tënde, sepse Allahu e ka krijuar njeriun si qenie shoqërore.
- Mundohu që të praktikosh çdogjë të dobishme që e mëson.
- Llogarite ndonjëherë veten tënde se çka ke bërë.
- Ki besim në veten tënde dhe mbështetu në Allah, sepse pa vetëbesim s’mund të veprosh.
- Qorto veten tënde për atë që ti nuk vepron për Allahun aq sa duhet dhe aq sa ke mundësi.
- Praktiko nga ndonjëherë tërheqje dhe izolim siç ka përshkruhet me Sheriat. Mos e përzi veten tënde me njerëz çdoherë, por ndonjëher kalo kohë në vetmi dhe adhuroe Allahun siç duhet.
Përktheu: Enis Arifi