Shitjet e Applet arritën vlerën e mbi 111 miliardë dollarë në tre muajt e fundit të vitit të kaluar

Shitjet e Applet kanë arritur një rekord tjetër, ndërsa familjet kanë blerë produktet e reja të firmës si telefona, laptopë dhe pajisje tjera gjatë periudhës së Krishtlindjes, shkruan BBC.

Shitjet në tre muajt e fundit të vitit 2020 arritën vlerën e mbi 111 miliardë dollarë, që ishte një rritje prej 21 për qind për dallim nga viti i kaluar.

Rritjet vijnë pasi pandemia ka shtyrë më tepër aktivitetin online, duke rritur kërkesat për teknologji të re.

Artikulli paraprakVaksina me çip? Bill Gates flet për herë të parë për akuzat ndaj tij
Artikulli tjetëriPhone u shit si kurrë më parë: Ata e hoqën Samsung-un nga froni në fund të vitit