RUAJUNI NGA BIXHOZI ELEKTRONIK I MBËSHTJELLUR ME PETKUN E ANKANDIT PUBLIK
Në tregun elektronik është paraqitur një ankand publik ku ofertohen produkte të ndryshme me çmime joshëse. Forma se si realizohet ky lloj ankandi është pikërisht mënyrë bixhozi elektronik, pasi klienti për të marrë pjesë në ankand duhet paraprakisht të blejë pako të BIDeve, ku një BID kushton 0.20€ (apo edhe pak më lirë sipas ofertave).
Për çdo produkt që paraqitet në ankand klienti mund të paguajë me BID i cili në ankand ka vlerë 0.01€ dhe jo vlerën reale të paguar paraprakisht.
Çdo klient i cili paguan me BID e rrit çmimin e produktit për një cent dhe kjo zgjatë 10 sekonda pas kësaj mund të shtojë një BID tjetër pra edhe 0.01€ dhe kështu brenda 2 ore sa zgjatë një ankand zakonisht, ka mundësi që produkti i cili në tregun e rëndomtë kushton 1000€ të shitet në ankand për 50€ ku klienti i cili fiton BIDin e fundit e paguan produktin me shumën e fundit që ka arritur ankandi. E që për të janë psh. 50€ por, për të arritur një çmim 50€ në ankand është dashur të shpenzohen 5000 BIDa sepse rritja e çmimit bëhet vetëm më BID të cilat në ankand kanë vlerën 0.01€ ndërsa, BID i blerë paraprakisht ka koston 0.20€, e që i bie se pronari i ankandit për produktin e shitur fiton në bazë të BIDëve të cilët në realitet kanë vlerë më të lartë sesa vlera e caktuar në ankand.
BIDët e shpenzuar nuk iu rikthehen atyre që nuk e fitojnë ankandin, ashtu siç shënon në faqen zyrtare.
Ndaj, kjo është një pjesëmarrje me mundësi të fitimit apo të humbjes totale, pikërisht sikurse në BIXHOZ.
Ankandi i lejuar fetarisht nuk pranon pagesë për pjesëmarrje, e cila humbet në rast të mos fitimit të ankandit.
BIXHOZI është prej mëkateve të mëdha, Allahu i lartësuar në Kuran thotë:
“O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, BIXHOZI, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!
Vërtet, djalli me pije alkoolike dhe me BIXHOZ kërkon që të fusë midis jush armiqësi e urrejtje dhe t’ju shmangë nga të kujtuarit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a po hiqni dorë?” [Maide: 90-91]
Përgatiti
Hoxhë Llokman Hoxha
Ballina Ekonomia e mekatit RUAJUNI NGA BIXHOZI ELEKTRONIK I MBËSHTJELLUR ME PETKUN E ANKANDIT PUBLIK