Banka Qendrore Evropiane deklaron se rritja e parë e normës mund të ndodhë gjatë tremujorit të tretë.
Anëtari i Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, Ignazio Visco, ka shtuar zërin e tij në diskutimet e nxehta se kur BQE (Banka Qendrore Evropiane) do të fillojë të rrisë normën bazë të interesit.
Pjesëmarrës të tregut po parashikojnë një rritje të normës në Korrik, duke raportuar se më shumë anëtarë të BQE-së janë të prirur për të rritur normat sa më shpejt.
Visco, guvernatori i Bankës së Italisë dhe një këshillues i shquar i Bankës Qendrore Europiane (të cilët kanë tendencën të favorizojnë një politikë financiare më mbështetëse) tha për CNBC të enjten se ka shumë të ngjarë që blerjet e aseteve të përfundojnë në qershor, duke ngritur problemin se çfarë duhet të bëhet me normat.
“Ne e dinim se kjo çështje duhej të rregullohej afër përfundimit të programit të blerjeve; tani kjo kohë duhet të përcaktohet, duhet të shikojmë zhvillimet, mund të jetë gjatë tremujorit të tretë ose në fund të vitit, por duhet të jetë gradual”, tha Visco.
“Tre janë kushte kryesore që kërkojmë: i pari është gradualizmi, i dyti është opsionaliteti dhe i tret është që duhet të garantojmë funksionimin normal të tregjeve financiare dhe ky fleksibilitet është i nevojshëm”.
Teksa inflacionin ka arritur një nivel rekord prej 7.5% në mars si dhe perspektiva e rritjes ekonomike po dobësohet për shkak të luftës në Ukrainë, Këshilli Drejtues po përballet me një dilemë.
Norma e interesit për operacionet kryesore të rifinancimit të BQE-së , normat e interesit për kredinë marxhinale dhe depozitat e lehtësirave përkatësisht mbeten të pandryshuara në 0.00%, 0.25% dhe -0.50%. Ndërkohë Rezerva Federale e SHBA-së dhe Banka e Anglisë kanë nisur tashmë ndryshimet në rritjen e normës.