Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi, 2015 – 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimeve dhe Çmimet në Bujqësi“ 2015-2020 (2015=100 )
Për të bërë krahasime dhe për t’i vërejtur ndryshimet, janë prezantuar të dhëna për vitet 2015-2020 dhe për vitin bazik të vitit 2015, (2015 =100).
Ky publikim është i bazuar në grumbullimin e çmimeve të prodhimeve bujqësore vendore në Kosovë. Grumbullimi i të dhënave është bërë në treg, ferma dhe vende të tjera, ku çmimet e prodhimeve bujqësore mund të grumbullohen.
Prodhimet që krijojnë bazë për indeksin e çmimeve të prodhimeve bujqësore janë ndarë në dy grupe kryesore: Prodhimet bimore dhe blegtorale. Në kuadër të prodhimeve bimore, çmimet janë grumbulluar për këto grupe: drithëra, bimë foragjere, perime, patate dhe pemë.
Në prodhimet blegtorale çmimet janë grumbulluar për blegtorinë dhe prodhimet blegtorale. Në kuadër të blegtorisë, çmimet grumbullohen për katër kategori të kafshëve: gjedhe, dele, derra dhe pula. Këto çmime janë bazuar në peshën e gjallë të kafshëve. Në kuadër të prodhimeve blegtorale çmimet janë grumbulluar për: qumësht, vezë dhe mjaltë. Të gjitha çmimet janë llogaritur në Euro dhe njësitë matëse janë në kg, litër dhe copë.
Në vitin 2020 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 4.4%, krahasuar me vitin 2019. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje rritje për 2.3% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Indeksi total i çmimeve të prodhimeve bujqësore ka rritje për 3.2% për vitin 2020.
Në vitin 2020 indeksi vjetor i çmimeve të prodhimeve bimore ka rritje për 12.5%, krahasuar me vitin 2015. Indeksi i çmimeve të prodhimeve blegtorale ka rritje për 8.2% në vitin 2020, krahasuar me vitin 2015. Indeksi vjetor total i prodhimeve bujqësore ka rritje për 10.0 % në vitin 2020, krahasuar me vitin 2015.