Indeksi i Kostos së Ndërtimit (IKN), TM4 2020
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Indeksin e Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e katërt (TM4) 2020
Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) pati rritje për 1.1% në TM4 2020, krahasuar me TM3 2020. Rritje më të madhe kishin: materialet ( 2.2%); energjia (1.6%); makineritë (0.6%) etj..
Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (- 8.8%); pagat (-0.6%); dhe kostot e tjera (-0.1%).
Ndërkaq, krahasuar TM4 2020 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM4 2019), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati një rritje prej 1.1%. Ngritja e indeksit, kryesisht u vërejt te kategoritë: materialet (2.3%); energjia (1.9%); dhe makineritë (1.9%).
Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me uljen e çmimeve te: transporti (-7.1%), pagat (-2.5%); dhe kostot e tjera (-0.7%).