Rreth punës në disa veprimtari tregtare

Asambleja e Juristëve Muslimanë të Amerikës

Vendimi i trembëdhjetë: Rreth punës në disa veprimtari tregtare

1. Hapja e filialeve të dyqaneve që shesin ushqime që përmbajnë edhe harame.

– Nuk lejohet për muslimanin të kërkoj hapjen e një filiali tregtar, për shitjen e mallrave ushqimore që përmbajnë ushqime ose pije të ndaluara fetarisht, vetëm në rast se ai si filial kufizohet në shitjen e ushqimeve të lejuara.

– Nëse kompanitë që japin të drejtën e të qenit filial i tyre nuk pranojnë të japin të drejtën për shitjen e vetëm disa prej mallrave të tyre, por në këtë rast është e mundur që këto prodhime të ndaluara fetarisht t’i marrë përsipër një ortak jomysliman, i cili nuk i konsideron ato si të ndaluara, ne nuk shohim ndonjë ndalesë në këtë drejtim, por me kusht që vetëm ortakut jomysliman t’i takojë pasuria dhe administrimi i këtij lloj malli, po ashtu edhe fitimi dhe humbja, gjithashtu duhet të vendoset një ndarje fizike e dukshme ndërmjet këtyre dy lloj mallrash, për të shmangur kështu konfuzionin dhe konfliktin.

– Nëse dikush bëhet pjesë e një kontrate tregtie për të qenë filial i një kompanie, e cila shumicën e mallrave i ka hallall, por që shet edhe ushqime dhe pije të ndaluara fetarisht jemi të mendimit, se kontrata për të qenë filial mund të vazhdohet nëse respektohen këto kritere:

1. Aktiviteti i këtij filiali nuk duhet të përfshihet në tregtimin e pijeve alkoolike, qoftë kjo edhe në sasi të vogla.

2. Të bëhen përpjekje maksimale me kompaninë pronare, që ta liroj këtë filial nga detyrimi për të tregtuar mallra haram.

3. Të pakësojë sa të jetë e mundur tregtimin dhe promovimin e mallrave haram.

4. Të jenë jomusliman ata që kanë kontakt dhe merren me përgatitjen e shitjen e mallit haram.

5. Të largohet nga pasuria e fituar nga shitja e mallit haram shuma përkatëse dhe të shpenzohet në çështje bamirësie.

2. Bankomatet

 Lejohet dhënia me qira e vendit për vendosjen e bankomateve ATM, sepse këto aparatura në pjesën dërmuese të tyre përdoren për tërheqjen e shpejtë të parave nga numrat e llogarive personale.

 Lejohet për tregtarin që koston e mallit të shitur ndaj klientëve të tij ta marrë nëpërmjet kartave të kreditit, sepse kostoja e mallit e marrë në këtë mënyrë është e lejuar.

3. Puna në dyqanet e argjendarisë

Muslimanit i lejohet, që të investojë ose punojë në dyqanet e argjendarisë, me kusht që shkëmbimi që duhet të bëhet dorë më dorë të respektohet, si dhe bizhuteritë që shiten të mos përmbajnë statuja ose simbole të feve dhe besimeve që bien ndesh me Islamin.

4. Puna në dyqanet që ndodhen në stacionet e karburantit

Nuk i lejohet muslimanit, i cili ka investuar, ose punon në dyqanet që ndodhen pranë stacioneve të karburantit, ose në vende të tjera të merret me shitjen e biletave të lotarive, apo çdo lloj malli haram që shitet zakonisht nëpër këto vende. Ndërsa për sa i përket dhënies me qira të këtyre dyqaneve, që ndodhen pranë stacioneve të karburantit, personave të cilët shesin mallra që në shumicën e tyre janë të lejuara, por kanë edhe disa mallra haram, nuk mendojmë se kjo kontratë është e ndaluar fetarisht, sepse kontrata është nënshkruar për një shërbim të lejuar, ndërsa gjynahun në këtë rast për sendet haram e mbart vetëm qiramarrësi. /LHSH/

Artikulli paraprakInvestimi i pasurisë të zekatit
Artikulli tjetërPuna në fushën e teknologjisë së informacionit dhe në kompanitë e sigurimit