Pse mendësia është më e rëndësishme se IQ

Kur bie fjala tek suksesi, është e lehtë të mendosh që njerëzit e bekuar me zgjuarsi do ta lënë pashmangshmërisht pjesën tjetër në harresë. Por, studimet e reja nga Universiteti i Stanford do ju ndryshojnë mendimin dhe qëndrimin tuaj.

Psikologia Carol Dweck i ka dedikuar gjithë karrierën e saj duke studimit të qëndrimit dhe performancës, dhe puna kërkimore e saj e fundit tregon se qëndrimi juaj është një parashikues më i mirë i suksesit që do arrini sesa IQ (koefiçienti i inteligjencës) tuaj.

Dweck doli në përfundimin se qëndrimet thelbësore të njerëzve bien në njërën nga dy kategoritë: një mendësi fikse ose një mendësi rritjeje. Me një mentalitet fiks, ju besoni se jeni ata që jeni dhe nuk mund të ndryshoni. Kjo krijon probleme kur gjendeni para sfidave dhe e mendoni  gjithçka si të vështirë për t’u përballuar. Kjo ju bën të ndiheni të pashpresë dhe të mbingarkuar.

Njerëzit me një mentalitet rritje besojnë se mund të përmirësohen me përpjekje. Ata i tejkalojnë personat me mentalitet fiks, edhe kur kanë një inteligjencë më të ulët. Kjo pasi përqafojnë sfidat, duke i trajtuar si mundësi për të mësuar diçka të re.

Perceptimi i zakonshëm na bën të mendojmë që të kesh aftësi, si të qenit i zgjuar, frymëzon besim. Kjo qëndron, por vetëm për aq kohë sa ecja është e lehtë. Faktori vendimtar në jetë është se si u qaseni pengesave dhe sfidave. Njerëzit me një mentalitet rritjeje i mirëpresin sfidat me krahët hapur.

Sipas Dweck, suksesi në jetë ka të bëjë me mënyrën sesi përballesh me dështimin. Ajo përshkruan qasjen ndaj dështimit të njerëzve me mendësi rritjeje në këtë mënyrë.

“Dështimi është informacion – ne e etiketojmë atë si të tillë. Por, është shumë më shumë se aq, “Kjo nuk funksionoi. Unë i zgjidh problemet, kështuqë do të provoj diçka tjetër”.

Pavarësisht nga cila anë e grafikut gjendeni, ju mund të bëni ndryshime dhe të zhvilloni një mendësi rritjeje. Më poshtë gjeni disa strategji që ju ndihmojnë të rregulloni mendimet tuaja dhe të jeni sa më të prirur drejt rritjes.

Mos qëndroni i pafuqishëm. Të gjithë prekim momente dobësie. Testi qëndron tek reagimi ndaj asaj ndjenje. Ne ose mund të mësojmë prej saj dhe të ecim përpara ose e lëmë të na tërheqë zvarrë. Ka njerëz të panumërt të suksesshëm, të cilët nuk do ta arrinin kurrë nëse do të dorëzoheshin në momente dobësie: ëalt Disney u pushua nga Kansas City Star sepse “ai nuk kishte imagjinatë dhe nuk kishte ide të mira”, Oprah ëinfrey u pushua nga puna e saj si një prezantuese televizive në Baltimore për faktin se “ishte shumë e investuar emocionalisht në tregimet e saj”, Henry Ford dështoi me dy kompani të ndryshme makinash para se të arrinte sukses me Fordin, dhe Steven Spielberg u refuzua nga Shkolla Kinematike e Arteve e USC-së disa herë.

Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse ndonjëri prej këtyre do të kishte një mendësi fikse. Ata do t’i ishin nënshtruar refuzimit dhe do të kishin humbur shpresat. Njerëzit me një mentalitet rritjeje nuk ndihen të pafuqishëm sepse e dinë që për të qenë të suksesshëm, duhet të jesh i gatshëm të dështosh fort dhe pastaj të ngrihesh sërish.

Jini të apasionuar. Njerëzit e fuqizuar ndjekin fort pasionet e tyre.

Gjithmonë do të ketë dikë më të talentuar se ju, por ajo çka ju mungon në talent, mund të kompensohet në pasion. Pasioni i njerëzve të fuqizuar është ajo që e shtyn rrugëtimin e tyre të palodhur drejt përsosmërisë. Warren Buffett rekomandon të gjeni pasionet tuaja të vërteta duke përdorur, atë që ai e quan, teknikën 5/25: Shkruajini 25 gjërat që ju interesojnë më shumë. Pastaj, eliminoni ato 20 të fundit. 5 pjesët e mbetura janë pasionet tuaja të vërteta. Çdo gjë tjetër është thjesht një shpërqëndrim.

Vepro. Nuk është se njerëzit me një mentalitet rritjeje janë në gjendje të kapërcejnë frikën e tyre

sepse janë më të guximshëm se pjesa tjetër prej nesh; thjesht ata e dinë se frika dhe ankthi janë emocione paralizuese dhe mënyra më e mirë për të kapërcyer këtë paralizë është të ndërmarrësh veprime. Njerëzit me një mentalitet rritjeje janë të fuqizuar dhe njerëzit e fuqizuar e dinë që nuk ka diçka të tillë si një moment vërtet të duhur për të ecur përpara. Atëherë pse ta presim për një të tillë?

Ndërmarrja e hapave e shndërron gjithë frikën tuaj nga dështimi në energji të përqëndruar, pozitive.

Kështu ecni me hapa galopantë në arritjen e potencialit tuaj. Njerëzit e fuqizuar japin gjithë ç’kanë, edhe në ditët e tyre më të këqija. Në mënyrë të vazhdueshme, shtyjnë veten për të hedhur pikërisht këta hapa të vështirë drejt suksesit. Një nga nxënësit e Bruce Lee bënte tre kilometra vrap me të çdo ditë. Një ditë, ata po mbyllnin vrapin e tyre në kilometrein e tretë Bruce tha: “Le të bëjmë edhe dy.”

Nxënësi i tij ishte i lodhur dhe i përgjigjet: “Po vrapova edhe dy kilometra do vdes.” Përgjigja e Bruce? “Atëherë le ta bëjmë.” Nxënësi i tij u zemërua aq shumë saqë e përfundoi vrapin prej pesë kilometrash. I rraskapitur dhe i tërbuar, ai vendosi të ballafaqohet me Bruce për komentin e tij dhe Bruce e argumentoi në këtë mënyrë: “Nëse heq dorë, është njësoj si të kishe vdekur. Nëse gjithmonë vendosni kufizime mbi ato që mund të bëni, në aspektin fizik ose çfarëdo sfere tjetër, kjo mendësi do të përhapet në çdo fushë tjetër jetës tuaj. Zë vend në jetën tuaj profesionale, në moralin, në të gjithë qenien tuaj. Nuk ka kufinj. Ka tatëpjeta, por kjo nuk duhet t’ju presë hovin; ju duhet të shkoni përtej saj. Nëse ju vret, ju vret. Një njeri duhet të jetë vazhdimisht në garë me veten e vet.”

Nëse nuk do të përmirësoheni çdo ditë, atëherë gjasat janë që e kundërta të ndodhë, të përkeqësoheni- e çfarë lloj jete është kjo?

Prit rezultate. Njerëzit me një mendësi rritjeje e dinë që do dështojnë herë pas here, por nuk e lejojnë ndonjëherë që kjo t’i zmbrapë nga qëllimi i tyre. Pritshmëria ndaj rezultateve ju mban të motivuar dhe ushqen ciklin e fuqizimit. Në fund të fundit, nëse nuk mendoni që do arrini të jeni të sukseshëm, atëherë pse ta vrisni mendjen?

Jini fleksibël. Të gjithë gjendemi përballë fatkeqësive të papritura. Njerëzit me mendësi të fuqizuar dhe të orientuar drejt rritjes i përqafojnë fatkeqësitë si një mjet drejt përmirësimit, jo si një pengesë. Kur një e papritur sfidon një person të fuqizuar, ato përkulen derisa të marrin rezultate. Një person me mendësi të fuqizuar nuk heq dorë para një sifde, përkundrazi, lufton derisa të arrijë rezultatin që pret.

Mos u ankoni kur gjërat nuk shkojnë ashtu siç doni. Ankimi është një shenjë e qartë e një mentaliteti fiks. Një mentalitet rritjeje kërkon përpjekje në çdo aspekt. Rrjedhimisht nuk ka vend për ankesa.

/BM/

Forbes

Artikulli paraprakDeklaroni të ardhurat dhe paguani tatimin!
Artikulli tjetërÇështjet e lidershipit, nuk jeni sistematikë është një grackë