Princi saudit: çmimi i naftës asnjëherë më nuk do të rritet mbi 100 dollarë

Princi saudit, Alwaleed bin Talal ka deklaruar për mediat amerikane që në të ardhmen çmimi i naftës më nuk do të rritet mbi 100 dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA). Çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë nën 45 dollarë për fuçi që është hera e parë në gjashtë vitet e fundit. Sprinci saudit thekson se shumë kohë para rënies së çmimeve të naftës në muajt e fundit ka kërkuar që çmimi i saj të ulet. “Një vit më parë kam thënë se çmimi i natës më i lartë se 100 dollarë është artificial dhe jo i mirë. Nëse oferta dhe kërkesa mbetet e tillë, çmimi i naftës do të vazhdojë të bie. Nëse do të ketë më shumë kërkesa, çmimi do të rritet, por asnjëherë nuk do të kemi çmimin mbi 100 dollarë”, ka thënë bin Talal. Çmimi i naftës gjashtë muaj më parë ka qenë 107 dollarë për fuçi, por që nga atëherë ka ra për më shumë se 56 për qind.

Artikulli paraprakShqipëri – Vaji i ullirit, rritet prodhimi dhe importet
Artikulli tjetërAl-Mazroui: OPEC-u nuk mund të mbrojë më çmimin e naftës