Me emër të Allahut mëshiruesit mirëbërësit, bamirësit të përgjithshëm.
Qoftë paqja dhe mëshira e Allahut mbi ju.
Për mua si pronar dhe drejtor i kompanisë MEKA shpk sot është një ndër ditët më të lumtura të jetës sime që në këtë të Xhuma unë sapo ekzekutova pagesat e rrogës së 13’të për të gjithë punëtorët e kompanisë.
Kjo si rezultat i një viti të suksesshëm që kemi arritur të gjithë të punësuarit në kompani. I falënderoj të gjithë të punësuarit që dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm që këtë vit ne të shpallemi nga KIESA kompania më e mirë në regjionin e Prizrenit dhe njëherë arritëm që të aktivizojmë tri linja të reja të prodhimit brenda një viti që është afat rekord dhe e tëra kjo pa kredi dhe pa asnjë euro të vetme të financuar nga jashtë.
Edhe që është më kryesorja falënderimet më të mëdha përherë i takojnë të Madhit Allah që na ka mundësuar një sukses të tillë.
Jemi krenar që jemi shqiptar dhe do të bëjmë çmos që tu tregojmë të tjerëve se ne dimë, duam dhe do të ja dalim ashtu siç kanë qenë para ardhësit tanë./kohaislame.com