Përmirësimi i Procesit

Qëllimet e përmirësimit të procesit janë cilësia më e lartë e produktit, kostot e zvogëluara të procesit, dhe dorëzimi më i shpejtë i softuerit.

Qasjet kryesore ndaj përmirësimit të procesit janë qasjet agjile, të përshtatura për zvogëlimin e ngarkesës së procesit, dhe qasjet e bazuara në pjekuri të bazuara në menaxhim më të mirë të procesit dhe përdorim të praktikës së mirë të inxhinierimit të softuerit.

Cikli i përmirësimit të procesit e përfshin matjen e procesit, analizën dhe modelimin e procesit, dhe ndryshimin e procesit.

Modelet e procesit, që i tregojnë aktivitetet në një proces dhe relacionet e tyre me produktet softuerike, përdoren për përshkrim të procesit. Në praktikë, megjithatë, inxhinierët e përfshirë në zhvillimin e softuerit gjithmonë i adaptojnë modelet ndaj rrethanave të tyre lokale.

Matja duhet të përdoret për t’iu përgjigjur pyetjeve specifike për procesin softuerik të përdorur. Këto pyetje duhet të bazohen në qëllimet organizacionale të përmirësimit.

Tri lloje të metrikave të procesit të përdorura në procesin e matjes janë metrikat e kohës, metrikat e shfrytëzimit të resurseve, dhe metrikat e ngjarjeve.

Modeli CMMI i pjekurisë së procesit është model i integruar i përmirësimit të procesit që e përkrah edhe përmirësimin me faza edhe atë të vazhdueshëm të procesit.

Përmirësimi i procesit në modelin CMMI bazohet në arritjen e një grupi të qëllimeve të lidhura me praktikën e mirë të inxhinierimit të softuerit dhe përshkrimin, standardizimin, dhe kontrollimin e praktikave të përdorura për t’i arritur këto qëllime. Modeli CMMI i përfshin praktikat e rekomanduara që mund të përdoren, mirëpo këto nuk janë të obligueshme.

Burimi: Ian Sommerville, Inxhinierimi i softuerit

Artikulli paraprakNga “Quiet quitting” te “Quiet firing”, trendi i ri që po shkakton stuhi në punë
Artikulli tjetërKur elitat e një vendi bëhen ata që jetojnë në luks dhe keqbërësit