Gati 1/3 e shtetasve në vendet e Ballkanit Perëndimor besojnë se korrupsioni është problem i madh për ekonominë lokale, sipas një sondazhi të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) të këtij viti.
Sipas këtij sondazhi, përqindja më e lartë për korrupsion është në Shqipëri. Gjithsej 38% të shtetasve të Shqipërisë e shohin korrupsionin si problem, që është përqindja më e lartë në rajon dhe paraqet përkeqësim të madh nga 27% në vitin 2022.
Pas Shqipërisë vijnë Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut me nga 26%. Ndërsa korrupsioni është problem serioz për 1/4 e shtetasve të Serbisë dhe të Malit të Zi, sipas këtij sondazhi.
Perceptimi më i ulët për korrupsion në rajon është në Kosovë, ku 22% e qytetarëve e shohin si problem të madh korrupsionin në shtet.
Sondazhi vjetor i RCC-së, i realizuar me gjashtë mijë qytetarë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, jep një pasqyrë mbi opinionet e tyre rreth bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE, besimit tek institucionet publike dhe media, shqetësimet e tyre më të mëdha, punësimi, ndryshimet klimatike, siguria, jeta digjitale, transporti, sundimi i ligjit, udhëtimet etj.
Sondazhi tregon gjithashtu rënien e përkrahjes për Bashkimin Evropian në rajon. Mesatarisht 59% e qytetarëve përkrahin akoma BE-në, që është 3% më pak sesa në vitin 2021.
/TRT/