Vëllimi i investimeve të drejtpërdrejtë të vendeve të Gjirit Persik në Turqi për periudhën janar-maj në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka regjistruar një rritje prej 397% dhe nga 111 milionë dollarë ka arritur në 552 milionë dollarë.
Sasia e investimit të drejtpërdrejtë të vendeve të Gjirit Persik në Turqi për periudhën janar-maj në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kanë regjistruar një rritje prej 397% dhe nga 111 milionë dollarë ka arritur në 552 milionë dollarë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, ecuria pozitive në ekonomi, masat dhe nxitjet e qeverisë, krahas vendeve të Bashkimit Evropian ka rritur edhe interesin e vendeve të Gjirit Persik, Lindjes së Afërme dhe Lindjes së Mesme ndaj Turqisë.
Ndërkohë që rritja e investimeve të drejtpërdrejta të vendeve të Azisë ndaj Turqisë në 5 muajt e parë të këtij viti në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur me 122% dhe nga 422 milionë dollarë ka arritur në 936 milionë dollarë, shifrat e investimit nga vendet e Lindjes së Afërme dhe Lindjes së Mesme ndaj Turqisë janë rritur me 189% dhe nga 285 milionë dollarë kanë arritur në 824 milionë dollarë.
Në periudhën në fjalë rritja më e madhe në investimin e drejtpërdrejtë ka ardhur nga vendet e Gjirit Persik.