Shteteve të Bashkuara të Amerikës duhet të paraqesin rezultatin e testit negativ të COVID-19 ose të provojnë që e kanë kaluar.
Sipas njoftimit, të qendrës së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve në SHBA CDC , “nëse planifikoni të udhëtoni ndërkombëtarisht, do të duhet të testoheni jo më shumë se 3 ditë para se të udhëtoni me avion në Shtetet e Bashkuara (SH.B.A.) dhe të tregoni rezultatin tuaj negativ tek linja ajrore para se të hipni në fluturimin tuaj, ose të jeni të përgatitur për të treguar dokumentacionin e shërimit”.
Ky vendim vjen pas atij të Krishtlindjeve, kur Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, urdhëroi pajisjen e pasagjerëve me testin negativ të pasagjerëve nga Britania e Madhe drejtuar SHBA. /BM/