Nëse ia shes një biznes haram(me veprimtari të ndaluar)dikujt tjetër, a mbaj mëkat edhe pas shitjes së tij?

Pyetje:
Nëse unë jam pronar i një biznesi të ndaluar (haram), dhe ia shes atë biznes dikujt tjetër, a vazhdoj të marr mëkat edhe pas shitjes, nëse personi që e ka blerë e vazhdon dhe e zhvillon më tej atë biznes?
Përgjigje:
Falënderimet dhe Lavdërimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhamedi ﷺ është rob dhe i Dërguari i Tij.

Nuk lejohet shitja e asaj që është e ndaluar dhe kush e bën këtë konsiderohet mëkatar. Në ligjin islam është e qartë se ndihma në mëkat është e ndaluar. Kush e ndihmon dikë tjetër në kryerjen e një vepre të ndaluar, qoftë përmes shitjes apo në një mënyrë tjetër, përfshihet në atë mëkat. Kjo është në përputhje me thënien e Allahut të Plotfuqishëm (që do të thotë): {Dhe ndihmohuni në punë të mira dhe devotshmëri, mos ndihmoni në mëkat dhe armiqësi. Frikësojuni Allahut, vërtet Allahu është i ashpër në ndëshkim.} [El-Maide: 2]

Sa i përket veprimtarisë së blerësit në drejtimin dhe zhvillimin e projektit të ndaluar, ai mban përgjegjësi për fitimet e tij dhe do të japë llogari për mëkatin e tij. Megjithatë, ti mban përgjegjësi për mëkatin fillestar të shitjes së asaj që është haram. Por nëse njeriu pendohet sinqerisht tek Allahu, Allahu ia pranon pendimin dhe ia shlyen mëkatin për të cilin është penduar.

Allahu e di më së miri.

Burimi: islamweb.net / Solli në gjuhën shqipe ekonomiaislame.com/

Artikulli paraprakSekretet e pasurisë së Uthman ibn Affanit (RA): Çfarë mund të mësojmë sot nga biznesi i tij?
Artikulli tjetërTRE RREGULLA PËR FE DHE DYNJA