Mjedisi i brendshëm përfshinë faktorët e brendshëm të biznesit të cilët mund të kontrollohen nga ta dhe i referohet mjedisit brenda organizatës.
Ky mjedis përfshinë: objektivat e biznesit, politikat menaxheriale, departamentet e ndryshme të organizatave, menaxhmentin dhe të punësuarit në organizatë, marrëdhëniet e menaxherit të punës, imazhet e korporatave, resurset fizike duke perfshirë infrastrukturen që kanë në dispozicion bizneset, vizionet dhe mendimet e top menaxhmentit, hulumtimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të organizatës, kushtet e punës në organizatë, moralin dhe angazhimin e resurseve humane etj.
Komponentët e mjedisit të brendshëm zakonisht janë nën kontrollin e bizneseve. Cilësia e resurseve humane e cila është komponente e këtij mjedisi është kryesisht përgjegjëse për suksesin ose dështimin e biznesit.
Nëse punëtorët në një organizatë janë të aftë dhe të përkushtuar, atëherë kjo mund të ngritë biznesin në shkallën më të lartë të mundshme, si dhe në qoftë se drejtorët e ndonjë biznesi kanë vizion të gjerë dhe të menduarit krijues, atëherë ata mund të parashikojnë ndryshimin i cili do të ndodhë në mjedis dhe mund të hartojnë politika të përshtatshme me kohë.
Nëse kompania është e mirë në hulumtim dhe në aktivitete e marketingut, atëherë ajo mund të ketë një avantazh ndaj konkurentëve dhe të ketë pjesëmarrje më të madhe në treg e poashtu nëse biznesi ka burime të mjaftushme financiare, ai do të ketë mundësi të shpenzojë më shumë në kërkimet ( hulumtimet) e aktiviteteve promovuese.
Poashtu, për mjedisin e brendshëm të firmës, një element tjetër me rëndësi edhe Swot Analiza, e cila përfshinë: Forcat apo përparësitë ( Strength), Dobësitë(Weaknesses) Mundësitë ( Opportunities ) dhe Kërcënimet ( Threats) .
Një studim i mirë i kësaj analize nga ana e bizneseve do të jetë një përparësi krahas atyre kompanive të cilat nuk u kushtojn aq rëndësi apo e neglizhojnë hartimin e një strategjie të tillë, gjë që mund të jetë një bumerang për to.