Ministri gjerman i Ekonomisë: Tesla nuk donte të priste ndihmën nga BE

Tesla (TSLA.O) nuk donte të priste që autoritetet europiane të merrnin një vendim mbi financimin shtetëror për fabrikën e saj të baterive të planifikuar para se të vazhdonte me ndërtimin në Gjermani, u tha ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, gazetarëve në Berlin të hënën.

Si një kompani e huaj, Tesla do të mund përfitonte një ndihmë nga shteti deri në 40% të investimit të saj sipas një programi të Bashkimit Europian që nxit prodhimin brenda bllokut.

Sipas programit, kompania amerikane mund të kish marrë deri në 1.1 miliardë euro (1,24 miliardë dollarë).

Për shkak të bumit të kërkesës për bateri, Tesla vendosi në mënyrë vullnetare në fund të nëntorit për fillimin e ndërtimit të një impianti baterish në Gruenheide, jashtë Berlinit, pa ndihmë shtetërore dhe tërhoqi aplikimin përkatës.

Tesla po ndërton fabrikën e parë për automjete elektrike në Europë dhe një impiant për prodhim baterish në Brandenburg. Ajo është ende në pritje për të marrë nga autoritetet miratimin përfundimtar të lejes nga autoritetet, i cili pritet para fundit të vitit. ($1 = 0.8854 euros)

/ Reuters

/revista monitor/

Artikulli paraprakTurqia siguron mbi 10 miliardë dollarë nga eksportet e industrisë furnizuese të automobilistikës
Artikulli tjetërDisa rregulla gjatë dhënies së këshillës