Ministria e Financave ju bën thirrje gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, respektivisht tatimpaguesve që të shfrytëzojnë shërbimit elektronik për Tatimin në Pronë “E-Fatura”, përmes të cilit tatimpaguesve ju mundësohet marrja e faturës, përcjellja e gjendjes, si dhe bërja e pagesës së tatimit në pronë në pikën më të afërt, në Postë apo në Bankë.
Përmes përdorimit të këtij shërbimi elektronik, tatimpaguesit kursejnë kohën dhe koston dhe po ashtu, mundë ta përcjellin gjendjen në çdo kohë.
Përveç kësaj, numri UNIREF në faturë ua mundëson tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën edhe përmes sistemit bankar, e-banking.
Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale si: numri personal, emri dhe mbiemri.
Për t’u qasur në shërbimin elektronik, tatimpaguesit duhet të vizitojnë ueb faqen zyrtare të Tatimit në Pronë:
https://fatura.tatimineprone-rks.org/