Mendja njerëzore

Truri i njeriut përmban më shumë se 150 miliardë qeliza. Dr. Herbert Spencer nga Universiteti Harvard në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një kërkim shkencor të tijin, si dhe në librin e tij “Trajtim dhe aftësi pa kufi”, thotë: “Nëse fillojmë të numërojmë nga njëshi tek 150 miliardë, na duhen 5000 vjet.”

A e imagjinon!

Truri njerëzor ka aftësi të pakufishme. Shkencëtarët në vitet pesëdhjetë të këtij shekulli, kanë thënë se ne si njerëz përdorim vetëm rreth 50% të aftësive të këtij truri; pastaj në vitet gjashtë. dhjetë, ata thanë se ne përdorim vetëm 20% të këtij truri; pastaj në vitet shtatëdhjetë thanë se përdorim vetëm 10% të tij; në vitet tetëdhjetë, thanë se ne përdorim vetëm 5% të tij; pastaj në vitet nëntëdhjetë thanë se përdorim vetëm 1% të trurit njerëzor.

Ndërsa tani, në librin me titull “The SIX ‘F’s”, i shkruar nga një hulumtues amerikan, thuhet se ne nuk përdorim më shumë se 0.1% të aftësive të trurit njerëzor.

Imagjino!

Shkencëtarët e tjerë e kundërshtuan konkluzionin e këtij të fundit, duke thënë se ne përdorim rreth 10% të trurit tonë.

Nëse marrim për bazë mendimin e shkencëtarëve që thonë se ne përdorim 10% të aftësive tona të trurit, dhe nëpërmjet të cilave arritëm gjithë këtë përparim në fusha të ndryshme, si në mjekësi, psikologji, elektronikë… e të tjera zbulime që njohim deri tani, çfarë mund të themi nëse do të mund të përdornim vërtetë 15% ose 20% të këtij truri. Çfarë do të ndodhte nëse do të përdornim 50% të aftësive tona të trurit? Çfarë do të arrinim vërtetë, nëse do t’i zbulonim të gjitha aftësitë e këtij truri njerëzor, dhe të mund ta përdornim plotësisht 100% atë?

Këtë do ta lë ta imagjinoni ju vetë!

Doktor Herbert e vazhdoi dhe e përforcoi kërkimin e tij shkencor, duke konkluduar se truri njerëzor ka aftësi të përqendrohet në shtatë informacione, plus minus dy, dhe se subkoshienca ka aftësinë të marrë më shumë se dy milion informacione në një sekondë, dhe se shpejtësia e mendimit të njeriut ia kalon shpejtësisë së dritës, e cila arrin 300 mijë kilometra në sekondë.

Ndërsa, për sa i përket kujtesës së ruajtur të njeriut, në çdo qelizë të trurit gjenden një milion qeliza më të vogla se ajo, që quhen sinapse (syn apses), dhe brenda çdo sinapsi gjenden miliona qeliza kujtese. Nëse duam t’i llogarisim ato, duhet të shumëzojmë një milion me një milion me 150 miliard, dhe rezultati nxjerr kapacitetin e “magazinës” së kujtesës sonë që njohim tani. Imagjino!

Është e çuditshme se ka njerëz që thonë se kujtesa e tyre është e dobët. Në fakt, ata nuk e dinë se fokusimi i tyre është i shpërndarë duke menduar shumë gjëra njëherësh… Ata nuk e dinë se mendja njerëzore merret vetëm me një gjë, në një kohë të caktuar, pastaj me gjënë që vijon, pastaj me tjetrën… e kështu me radhë. Ajo që ata persona bëjnë, është se ata përpiqen të merren me shumë gjëra në të njëjtën kohë, dhe kjo shkakton shpërndarje të mendimeve… asgjë më tepër, ndërsa kujtesa e tyre është e pafajshme përpara mendimeve negative që ata kanë rreth saj.

Nëse vazhdojmë të flasim për mendjen njerëzore, do të na duhen libra të tërë për t’i zënë të gjitha fjalët për të, por këtu në këtë libër po mja ftohemi me kaq.

Sikur të meditonim për sytë…

…Gjejmë se ata kanë aftësinë të njohin 10 milion ngjyra menjëherë, pa e menduar fare, dhe se sytë hapen e mbyllen rreth 18000 herë në një ditë të vetme, në mënyrë që ta ruajnë energjinë elektromagnetike që përmbajnë, dhe si rrjedhojë, të shikojnë qartë, e gjithashtu të ruajnë edhe acidet që i sekreton syri në formë lotësh të kripura, në mënyrë që asnjë mikrob ose insekt të mos mund të hyjë në sy dhe t’i dëmtojnë ata.

Shiko me vëmendje madhështinë në krijimin tënd, dhe mrekullitë që Zoti ka bërë në ty! Këto sa thamë për sytë, janë shumë pak në krahasim me aftësitë e tyre të tjera që nuk kanë kufi.

Të meditojmë për hundën…

Hunda ka aftësinë të njohë më shumë se 2000 aroma të ndryshme, siç ka edhe aftësinë e lartë për të marrë frymë, dhe për ta pastruar oksigjenin nga të gjitha ndotjet me anë të fijeve të holla që gjenden brenda saj; kjo në mënyrë që oksigjeni që ti thith nga ajri, të mbërrijë në trup krejtësisht i pastër, pastaj truri dhe çdo qelizë e trupit tënd të ushqehet me të.

Goja dhe gjuha

…dhe aftësitë e tyre për të njohur ushqimet e ndryshme…

Edhe dhëmbët dhe aftësia e tyre për të përtypur…

Po pështyma dhe aftësia e saj mahnitëse për të ndihmuar sistemin e tretjes në tretjen e ushqimit…

Po kordat e zërit, dhe aftësia e tyre për të mundësuar zërin, në mënyrë që fjalët të dalin të qarta kur ti i thua…

Të gjitha këto janë mrekulli nga Zoti i që Ai ua vë në dukje njerëzve.

Megjithatë, nuk folëm për mrekullinë e lëkurës, me detajet e saj…

Apo zemra… e cila rreh rreth 100.000 herë cdo ditë, pa e ndier ti aspak këtë proces…

Mëlçia dhe mrekullia e saj… veshkat… shpretka… stomaku… Gjithçka brenda teje është një mrekulli e pakufishme. Secila prej tyre punon me saktësi të plotë, e gjithashtu, të gjitha këto punojnë edhe në bashkëpunim mes tyre si një ekip i unifikuar, me mjaft saktësi dhe në mënyrë të mrekullueshme, dhe me një organizim të plotë, gjë që tregon për madhështinë e Krijuesit të Madhërishëm.

Nëse do të vazhdonim të flisnim për madhështinë e Krijuesit dhe për çfarë na ka dhënë neve, nuk do të mund ta bënim dot. Vetë i Madhërishmi thotë në Librin e Tij të pa sfidueshëm: “E nëse i numëroni mirësitë e Zotit, nuk do të mund t’i llogarisni dot”.

Gjithashtu, Zoti na ka krijuar në mënyrën më të përsosur, dhe na ka lartësuar mbi shumë krije sa të Tij. Ai na ka krijuar me “dorën” e Tij bujare, dhe ka nënshtruar për ne gjithë çfarë ka në Univers… na ka bërë zëvendës të Tij në Tokë, na ka dhënë shpirt nga Shpirti i Tij. Ai ka përgatitur për ne Xhenetin, gjerësia e së cilës është sa qiejt dhe Toka; ka përgatitur për ne falje dhe mëshirë prej Tij… Dashuria e Zotit të Madhërishëm e tejkalon imagjinatën e njeriut…

Tërë këto fjalë nuk arrijnë ta shprehin gjithë atë që je ti, por janë thjesht një pjesë e vogël e mrekullisë tënde, dhe e aftësive të tua të pakufishme, prandaj thuaj me mua:

Lavdëruar dhe falënderuar qofsh o Zot!…

*

Tani më lejo të të pyes:

A nuk ka ardhur koha ta dish të vërtetën se kush je ti?

– A nuk ka ardhur koha t’i njohësh aftësitë e tua të pakufishme?

A nuk ka ardhur koha të ndalosh së dyshuari në aftësitë e tua?

A nuk ka ardhur koha të ndalosh së ankuari, fajësuari, kritikuari dhe krahasuari?

A nuk ka ardhur koha të mësosh se si të veprosh me “hajdutët e ëndrrave”?

A nuk ka ardhur koha ta shikosh frikën që ke në sy, e t’i thuash: “Tani e mbrapa nuk do të më ndalosh t’i realizoj objektivat e mia!”?

A nuk ka ardhur koha t’i thuash Zotit të Madhërishëm:

“O Zoti i universit… Më fal për injorancën që kam rreth vetvetes sime! Më fal për mosnjohjen e dhuntive të Tua të pakufishme! Më fal për injorancën time rreth aftësive dhe fuqisë Tënde!”

Pastaj t’i japësh fjalën Zotit se do t’i zbulosh aftësitë e tua dhe do ta njohësh veten tënde të vërtetë… dhe t’i japësh fjalën të Madhërishmit që këto aftësi t’i përdorësh në mënyrën më të mirë.

A nuk ka ardhur koha ta pastrosh baltën që të rrethon… atë programim negativ që ke akumuluar nga e kaluara?

A nuk ka ardhur koha t’i falësh të gjithë?

A nuk ka ardhur koha ta zgjosh “rebelin” brenda vetes tënde?

A nuk ka ardhur koha ta njohësh vlerën e atij “diamanti” që ke në duar?

A nuk ka ardhur koha të ndërtosh të ardh men tënde?

Tani, thuaj bashkë me mua:

Erdhi koha!… Erdhi koha!

Eja me mua që së bashku të zhytemi në thellësitë e shpirtit njerëzor, dhe të zbulojmë mrekullitë e tij!

Eja me mua në udhëtimin në brendësinë tënnde, që të shikojmë çuditë, madhështinë dhe mrekullitë e Krijuesit të Madhërishëm që gjenden atje!

Eja me mua në rrugën e zgjimit… në rrugën e lirisë… në rrugën e suksesit dhe të lumturisë!

Tani ka ardhur koha…

t’i zgjosh aftësitë e tua…

dhe të ndërtosh të ardhmen tënde.

Artikulli paraprakBQK: Ekonomia e Kosovës ka rënë 3.9 për qind gjatë vitit 2020
Artikulli tjetërJava e punës me 4 ditë në Islandë, “një sukses i jashtëzakonshëm”