“Suksesi, çfarëdo që të jetë, kërkon nga njeriu që të marrë me seriozitet të plotë përgjegjësinë. Fundja, ajo që i bashkon njerëzit e suksesshëm në këtë botë është mbajtja e përgjegjësisë.”
Majkëll Kordek
Në moshën katërvjeçare vogëlushja Norma Radolf u sëmur, kishte temperaturë tejet të lartë dhe kjo sëmundje i shkaktoi asaj pasoja për gjithë jetën. U paralizua në formë hemiplegie dhe mjekët i vunë mbajtëse të hekurt rreth këmbëve.
Një ditë nëna e saj e pyeti: “Norma, cila është ëndrra jote?”
Me shpejtësi iu përgjigj dhe tha: “Dëshiroj të jem gruaja më e shpejtë në botë.”
Nëna i tha: “Me mendimin tënd dhe me vullnetin tënd do t’ia arrish qëllimit – nese do Zoti.
Kur Norma mbushi 21 vjet ecte pa ndihmën e mbajtëseve të hekurta për këmbë ishte ushtruar që të mos i përdorte. Pas një kontrolh qe i benë mjekët konstatuan se mund t’i largojë nga këmbët. Në moshën 23-vjeçare ajo me familjen e saj u shpërngulën në qytetin Tenesi në SHBA dhe shkoi në një shkollë speciale, shkollë sportive dhe veçanërisht sportit të ecjes së shpejtë.
Nëna e saj takoi trajnerin kryesor në atë shkollë dhe kërkoi prej tij që ta pranojë Normën në atë shkollë. E pranuan dhe me të arritur në shkollë trajneri e pyeti: “Pse pikërisht zgjodhe sportin e ecjes së shpejtë?”
U përgjigj: “Sepse unë dua të jem gruaja më e shpejtë në botë!”
Trajneri e pa duke qeshur, ngase ai mendonte se ajo po tallej me të. Por ai pa në sytë e saj seriozitetin dhe fuqinë që nuk e kishte parë më herët dhe i tha: Unë personalisht mendoj se ti do t’ia arrish qëllimit. Por, nëse me të vërtetë dëshiron ta realizosh këtë ëndërr, duhet që tani të vendosësh, duhet të kesh vullnet të madh, por edhe të kesh përgjegjësi të madhe dhe ta marrësh këtë punë seriozisht.”
Norma i tha: “Vendimin për ta realizuar këtë qëllim e kam marrë qysh kur kam qenë në moshën 4- vjecare, vullneti im i madh ishte ai që më solli në këte shkollë, ndërsa, sa i përket përgjegjësisë së plotë, unë jam e gatshme që të kryei atë që duhet, me përgjegjësi te plotë.”
Traineri i tha: “Kjo do të thotë se ti duhet të bësh stervitje me orë të tëra çdo ditë?!”
Norma iu përgjigj: “Jam e gatshme!
Pastaj e pyeti trajnerin: “Pasi iu përgjigja të gjitha pyetjeve që m’i parashtrove, kur do t’ia fillojmë?”
Trajneri qeshi dhe i tha: “Që tani, nëse dëshiron.”
Norma i filloi stërvitjet trupore, por edhe stërvitjet psikike (mentale) dhe çdo ditë ushtronte më së paku 3 orë. Gjashtë muaj pas stërvitjes së vazhdueshme trajneri i tha: “Çfarë mendon nëse të mundësojmë të marrësh pjesë në gara në mënyrë që të përfitosh eksperiencë më të madhe dhe të njihesh me sportiste të tjera si ti e të mësosh gjëra të reja prej tyre?!” Norma u gëzua dhe pranoi që të shkojë në garë. Shkoi në gara dhe i humbi ato, doli e fundit!
Norma nuk u mërzit aspak nga ky fakt dhe ky fat. Por ajo ishte e lumtur shumë për pjesëmarrjen në ato gara. Vazhdoi të marrë pjesë në gara dhe të ushtrojë vazhdimisht, saqë u bë konkurrente e madhe e sportisteve më të mëdha.
Në vitin 1960 Norma Radolf i fitoi garat në 100 metra, në 200 metra dhe 300 metra. Përveç kësaj, ajo theu edhe rekordet botërore dhe u bë gruaja më e shpejtë në botë.
Në një intervistë për mediat, Norma tha: “Shkaqet kryesore për arritjen e saj janë gjashtë:
- Mbështetja në Zotin, sepse pa Të nuk do ta kisha realizuar qëllimin.
- Dashuria e madhe për nënën time, kam dashur ta bëj të jetë krenare për mua.
- Vullneti im i madh që u bë cak e pastaj qëllimi kryesor i jetës sime.
- Dëshira e flaktë, e cila u forcua shumë me kalimin e kohës.
- Vendimi i prerë pa u tërhequr asnjëherë.
- Mbajtja e përgjegjësisë për çdo gjë dhe nuk jam ndikuar asnjëherë nga dhimbjet, as nga sfidat, as nga pengesat, por jam përqendruar në qëllimin tim. Kam respektuar kohën e stërvitjeve. Kam përdorur metodat e sugjeruara për shëndetin tim, i kam ndjekur ato me përpikëri.”
U bë Norma Radolf legjenda që përflitet nga njerëzit, shkruajnë shkrimtarët për të dhe e thërrasin në shumë emisione televizive. Saqë kompania Ekspres e aktivizoi për të parashtruar një nga ofertat e saj. Gjithashtu, e futi emrin e saj në librin e “Ginisit me të mëdhenjtë etj.
Nga një e paralizuar në gruan më të shpejte ne botë, sepse ajo e mori me seriozitet pergjegjesin dhe pa u ndikuar nga lëngimet. Ajo nuk iu dorëzua është e paralizuar, por mendimi i saj ishte pozitiv dhe ajo u përqendrua me gjithë forcë që të arrije qellimin e saj.
Kjo është fuqia e përgjegjësisë për të cilën po flas.
Tani më lejo të të pyes:
- A ke vendosur ndonjëherë ta mbash përgjegjësinë e jetës tënde?
- A ke marrë ndonjëherë përgjegjësinë mbi mendjen tënde që t’i kthesh mendimet negative në pozitive?
- A e di që ti je përgjegjës për përqendrimin tënd dhe për ndjenjat e tua?
- A e di se ti je ai që i prodhon (shkakton) rezultatet e jetës tënde dhe nuk janë pengesat apo faktorët e jashtëm, por je vetëm ti?
- A ke vendosur ta marrësh përgjegjësinë e plotë të jetës tënde dhe të largohesh plotësisht nga 3 “vrasjet”: faji, imitimi dhe krahasimi? Dhe a e ke kuptuar se e ke ti timonin e jetës tënde?
- A ke vendosur t’i përdorësh forcat e tua, aftësitë pozitive tuat, t’i fusësh në praktikë dhe ta marrësh përgjegjësinë mbi çdo gjë që ndodh, të mësosh prej tyre dhe të ngrihesh si personalitet.
Siç po e sheh, mosbartja e përgjegjësisë me sinqeritet bën që ti të përqendrohesh me të gjitha forcat e tua në gjërat që nuk të sjellin dobi, por, përkundrazi, të bëjnë dëm, të ndalojnë dhe nuk të lejojnë të jesh ai person që ti dëshiron të jesh. Nga ana tjetër, e bëjnë jetën tënde një serial me sfida, pengesa, vështirësi dhe probleme. Kur merr përgjegjësinë të plotë mbi veprimet e tua, ti do të përqendrohesh me të gjitha forcat e tua në realizimin e qëllimeve të tua dhe në këtë mënyrë do të jesh i lumtur, i qetë dhe do të jesh ai që dëshiron të jesh.
Andaj, fillo që tani me mua dhe
merre përgjegjësinë mbijetën tënde!
\Strategji të të menduarit\