Lojërat për smartphone më fitimprurëse në vitin 2020

PlayerUnknown’s Battlegrounds, ose e njohur më mirë si Pubg, është loja më e frytshme e vitit 2020, duke lënë pas një tjetër emër të kolosit kinez Tencent, Honor of Kings.

Në vend të tretë, Pokémon Go, duke treguar se është ende shumë e dashur. Këto janë të dhënat e përditësuara më 14 dhjetor, që dalin nga klasifikimi i Sensor Tower Store Intelligence, në lidhje me videolojërat që gjenerojnë më shumë të ardhura nga platformat mobile Android dhe iOS në 12 muajt e shkuar.

Të ardhurat e kombinuara të App Store (Apple) dhe Google Play flasin përkatësisht për 2,6 dhe 2,5 miliardë dollarë. Pubg është rritur me 64% krahasuar me 2019, ndërsa Honor of Kings me 42.8%. Rritja është e ndjeshme edhe për një lojë që ka dalë vetëm 4 vite më parë, e cila është përditësuar vazhdimisht dhe përshtatur lockdown: Pokemon Go e Niantic. Ajo renditet e treta me 1,2 miliardë dollarë, në rritje me 31,5% nga viti 2019.

Në vend të katërt, Coin Master i Moon Active, fitimet e së cilës kanë arritur 1,1 miliardë dollarë, duke u dyfishuar krahasuar me 2019-n. Roblox e Roblox Corporation, në vend të pestë, regjistron një rënie të lehtë.

Artikulli paraprakShkaktarët më të mëdhenj të shpërqendrimeve në punë
Artikulli tjetërSi të sillemi me njerëzit që s’na pëlqejnë në punë?