Librat islam bazë e ligjeve franceze

Historiani francez Gustave Le Bon në librin e tij “Qytetërimi i arabëve” tregon se gjenerali më i famshëm francez, Napoleon Bonaparte, pas kthimit nga Egjipti për në vendin e tij (Francë) në vitin 1801 mori me vete një libër jurisprudence që shpjegonte fikhun (doktrinën) e Imam Malik bin Enes që quhej “Sherh al-Dardir.”
Jurisprudenca e imam Malikiut është jurisprudenca e parë islame që shoqëroi evropianët.
Ky libër juridik që mori me vete Bonaparti, thotë Le Bon, ndërtoi drejtën franceze, e cila ishte një nga arsyet më të rëndësishme të rilindjes së Evropës, veçanërisht në çështjen e vendimeve, kontratave dhe detyrimeve, kështu që jurisprudenca islame, veçanërisht ajo e medhhebit Maliki, pati një ndikim të madh në legjislacionin francez, veçanërisht në Kodin e Jurisprudencës Civile i njohur si Kodi i Napoleonit dhe u formuluan ligjet e administratës, tregtisë, bujqësisë, marrëdhëniet individuale, marrëdhëniet midis qytetarit dhe shtetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të përfituara pikërisht prej këtij fikhu. Pastaj kjo u bë baza e të gjitha ligjeve moderne të Evropës Perëndimore.
Lidhur me këtë, historiani anglez Wells në librin e tij “Features of the History of Humanity” ka thënë: (Evropa i detyrohet Islamit pjesën më të madhe të ligjeve të saj administrative dhe tregtare..).
Juristi i madh, Fembri, ka thënë: (Jurisprudenca e Islamit është aq e gjerë sa habitem se si nuk keni nxjerrë prej saj sistemet dhe vendimet që janë në përputhje me kohën dhe vendin tuaj.)
Edmund Burke thotë: (Ligji Muhamedan është një ligj që i kontrollon të gjithë, nga mbreti e deri te nënshtetasit e tij më të vegjël, dhe ky ligj është i thurur me sistemin juridik më të mençur, dhe ligji islam është legjislacioni më i madh i drejtë që bota të ketë gjetur në ndonjë sistem. si, dhe do ta ketë të pamundur ta gjejë më vonë.)
Lynn Paul në librin e tij “Arabët në Spanjë” thotë: (Evropa analfabete ishte plot injorancë dhe primitizëm, ndërsa Andaluzia ishte kreu i shkencës dhe flamuri i kulturës në botë).
Në një kohë kur Evropa ishte një turmë e egër, studiuesit evropianë mësuan arabisht dhe përkthyen librat e jurisprudencës islame dhe ligjet që rregullonin komunitetin dhe i kopjuan ato si ligje të ndryshuara në Evropë. Në atë kohë ne u larguam nga librat tanë nën ndikimin e hipokritëve që imitonin Perëndimin duke marë prej Perëndimi më të keqen e arrogancës dhe dekadencës së tij. Perëndimi i avancoi dhe i zhvilloi këto ligje me kalimin e kohës, por ne ngelëm prapa.
Disa imagjinojnë se evropiani i bardhë u zgjua në mëngjes dhe e gjeti veten të civilizuar dhe të avancuar. E gjeti duke tentuar kozmosin dhe duke fluturuar në hapësirë.
Sot, 200 vjet pas shembjes së shtetit islam, disa bishta imagjinojnë se ne si muslimanë jemi shkaku i shkatërrimit të universit dhe se evropiani i bardhë është shkaku i lumturisë. Pas këtyre viteve të gjata inferioriteti, kompleksesh dhe kërkese për imitim, disa nga njerëzit tanë ende kanë turp që ta përmendin Islamin edhe si burim legjislacioni në Kushtetutë.
Duke vënë në dukje se Perëndimi ka marrë nga legjislacioni islam atë që ka dashur për hir të interesit, theksojmë se ne muslimanët jemi të obliguar ta zbatojmë atë, duke pasur parasysh se është urdhër dhe ndalim nga Zoti, dhe është një nga kërkesat e besimit tonë.

/andaluzia e periudhes islame/

Artikulli paraprakPse shkenca nuk po mbështet më ateistët, dhe ka filluar t’i drejtohet Zotit?
Artikulli tjetërMbajtja e shamisë nga myslimanet dhe debati i gabuar