Laburistët largojnë nga partia këshilltaren nga Newcastle, pas pretendimin të saj për “komplot islamik”

Joyce McCarty, një këshilltare e qytetit të Newcasteles, e cila pretendoi se një “komplot musliman” rrëzoi udhëheqësin e saj, është pezulluar nga Partia Laburiste.

Zonja McCarty e bëri pretendimin në një mesazh me tekst pas suspendimit të liderit Nick Forbes, nga Këshilli i Qytetit të Newcastle, përpara zgjedhjeve të cilat do të mbahen në maj të këtij viti.

Nick Forbes e humbi vendin e tij në Arthur’s Hill nga aktivisti Abdul Samad me 13 vota kundër, në atë që ai e quajti si një “pritë”.

Znj. McCarty është ftuar për t’i sqaruar deklarat e saj, tha Shërbimi i Raportimit të Demokracisë Lokale (LDRS).

Ajo ishte nënkryetare e këshillit të qytetit të Newcastles për 10 vite dhe njëkohësishtë është një mike e afërt dhe aleate e Nick Forbes, i cili njoftoi se do të largohej nga politika komunale në maj.

Pavarësisht pezullimit të saj nga partia, zonja McCarty është ende në fletë-votimin si kandidate laburiste në lagjen e saj Wingrove për zgjedhjet e Këshillit të Qytetit të Newcastle që do të mbahen më 5 maj, për arsye se formularët e nominimit të saj, ishin dorëzuar përpara se të vendosej suspendimi i saj.

Zonja McCarty kishte shkruar në tekstin i cili është gjetur nga LDRS (Shërbimi i Raportimit të Demokracisë Lokale) dhe i cili fillimisht ishte raportuar nga JOE, se ajo kishte dëgjuar për ekzistimin e një “komplot specifik musliman” të organizuar nga këshilltarët në West End të Newcastle për të hequr liderin dhe për të sjellë më shumë zezakë, aziatikë dhe kandidatë nga pakicat etnike të përzgjedhur.

Ajo është aktualisht anëtare e kabinetit të autoritetit lokal për ekonominë gjithëpërfshirëse, dhe është përgjegjëse për çështjet të cilat përfshijnë mbështetjen për refugjatët dhe azilkërkuesit përmes statusit të Newcastle si një qytet i shenjtë.

Ajo ka qenë këshilltare që prej vitit 1994 si dhe ka qenë nënkryetare e laburistëve në qytetin e Newcastles që nga viti 2007 deri në vitin 2021.

Nick Kemp, i cili u zgjodh si drejtuesi i ri i Laburistëve në Newcastle, në vend të znj. McCarty është ftuar gjithashtu për të dhënë një deklaratë. /BBC/

Përktheu: EKONOMIA ISLAME

Artikulli paraprakPerfeksionizmi është i dëmshëm për karrierën tuaj
Artikulli tjetërFAO: Çmimet botërore të ushqimeve arrijnë nivelin më të lartë rekord në mars