KUJDES: Pse duhet ta dini dallimin mes Marzhës dhe Markap-it në biznes?

Vlera që vie nga diferenca mes çmimit të shitjes (pa TVSH) dhe kostos direkte të një produkti (KMSH – Kosto e Mallit të Shitur ose KMP – Kosto e Mallit të Prodhuar, etj.) paraqet Fitimin Bruto.

Por, ajo që e paraqet vlerën e vërtetë nëse një kompani është duke përfituar mjaftueshëm nga qarkullimi (total shitjet) që ajo gjeneron, është Marzha Bruto dhe/ose Markapi. Që të dyja kanë vlerën numerike të njejtë, por dallojnë kur të shprehura si përqindje. Kështu:

Marzha Bruto, paraqet përpjestimin e Fitimit Bruto mbi Qarkullimin e gjeneruar.

Marzha Bruto = Fitimi Bruto
Qarkullimi

Markap, paraqet përpjestimin e Fitimit Bruto mbi Koston Direkte të produktit.

Markap = Fitimi Bruto
Kosto Direkte

Shembull i thjeshtë: Një kompani e cila ka një qarkullim prej 100,000 Euro në vit, dhe një kosto direkte (KMSH) në vlerë prej 88,500 Euro, në këtë rast, gjeneron një fitim bruto prej 11,500 Euro.

Marzha Bruto = Fitimi Bruto = 11,500 = 11.50%
Qarkullimi 100,000

 

Markap = Fitimi Bruto = 11,500 Euro = 12.99%
Kosto Direkte 88,500 Euro

Fakt:

Fitimi Bruto, në terma profesional, nënkupton Marzhën Bruto. Nëse, për ndonjë arsye, kompania vendos që të paraqes Normën Markap, ajo duhet ta emërtojë atë si të tillë.

Ka shumë biznese dhe persona që Markapin e konsiderojnë për Marzhë Bruto, dhe për atë mund të janë të dezinformuar gjatë krahasimit të performancës së dy kompanive.

Kjo nënkupton që, duke dashur dikush të paraqes një performancë më të mirë, në vend të Marzhës Bruto, e vendos vlerën e Markap, e cila nga shembulli shihet që gjithmonë është në % më të lartë, përveq nëse kompania do të operonte me humbje.

Përgatiti: Kushtrim Morina – Konsulent Financiar

Artikulli paraprakÇka nënkupton rritja e inflacionit për Eurozonën?
Artikulli tjetërRruga e suksesit fillon me një ëndërr